2024/04/04 - 8:31
Me intonimin e himnit kombëtar e shtetëror dhe ndërimin e dëshmorëve, nisi akademia përkujtimore në 25 vjetorin e rënjës së dëshmorëve Jahir Mazreku dhe Maliq e Hysen Sopaj, si dhe të katër martirëve që ranë në pritë të forcave pushtuese serbe uashtarko-policore të vendi i quajtur ‘Maja e Kikës’, në fshatin Astrazup.
Në këtë akademi përkujtimore, Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, në fjalën e rastit tha.’Sot jam para jush të dashura dhe të ndëruara familje e Jahir Mazrekut, Maliq e Hysen Sopatj dhe të katër martirëve, që ranë 25 vjet më parë për lirinë e Kosovës, të vendi ‘Maja e Kikës’, në përballje direkte me forcat e ushtrisë pushtuese e policore të Serbisë, për t’u përjetësuar në altarin e lirisë dhe për t’u pagëzuar ‘Dëshmor të Kombit’, prandaj, populli ynë u këndon dëshmorëve të vet pas një shekulli luftëra për liri të tokës së vet, sepse më parë ishim të shtrënguar të luftojmë për të tjerët dhe jo për vete. Dhe vazhdoi’ Dëshmorët janë bazamenti i lirisë së Kosovës dhe mbarë territorëve shqiptare, me këtë rast, par jush familjarë, zotohem me tërë qenien time njerëzore e institucionale për t’i mbrojtur vlerat më të shenjta të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe luftëtraëve, invalidëve, veteranëve dhe dëshmorëve e martirëve të kombitsepse këto janë vlera të lirisë’. Lavdi gjithë të rënve nëpër breza për Lirinë e Kosovës!
Në këtë akademi foli edhe , Metush Kryeziu nga shoqatat e dala të luftës së UÇK-së dega në Malishevë, ku theksoi ‘Vlera e dëshmorëve është titulli më i lartë, brenda një kombi dhe njerëzimit, pikërisht për këtë dëshmorët janë të pavdekshëm’. Më pas foli Feriz Kraniq, nënkryetar i shoqatave -dega në Malishevë, për veprimtarin dhe luftën e dëshmorëve në fjalë, për të cilët tha se ata ishin dhe mbesin ikonikët e lirisë së kombit tonë dhe Kosovës’.
Në fund nipi i dëshmorit , Jahir Mazreku, Jahiri , recitoi poezinë ‘Emri i tij Muze’, e në emër të familjeve, të pranishmit për pjesëmarrëje, falendroi, Mevludin Mazreku, më pas u bënë nderime të kompleksi i varrezave të dëshmorëve në Malishevë dhe të vendi i rënies.