2024/04/19 - 10:38
Malishevë, 18 prill
Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati me bashkëpunëtorë e priti, ambasadorin e Bashkimit Evropian në Kosovë, z. Tomas Szunyog.
Ata, pas një bisede gjysmë orëshe u prononcuan edhe për media e pastaj së bashku panë nga afër punimet që janë duke u bërë në projektin më të madh në gjithë historinë e zhvillimit të Malishevës, projektin e sheshit me parkingun nëntokësor, për të vazhduar, me një bashkëbisedim me nxënësit e shkollës “Ibrahim Mazreku” mbi rolin dhe rëndësinë e BE-së, e për ta përmbyllur me një vizitë në fabrikën e letrës “Orto Paper“ në Mirushë.
Ambasadorin Szunyog, e falënderova për vizitën dhe projektet e përbashkëta, derisa, ai përgëzoi qeverisjen lokale për punën e vazhdueshme në shërbim të qytetarëve, si dhe për suksesin e arritur, duke qenë në mesin e komunave më të mira edhe fituese e Grantit të Performancës Komunale.