Republika e Kosoves

Malishevë

Njoftim për zgjatjen e orarit të punës për shrëbimet e ofiqarisë dhe lirimin e parkingut

2024/07/02 - 8:57

Zgjatet orari i shërbimeve të ofiqarisë në Komunën e Malishevës dhe lirohet parkingu në oborrin e komunës nga data 2 korrik 2024, deri më 2 shtator 2024

Ju njoftojmë që duke filluar nga data 2 korrik 2024, deri më 2 shtator 2024, të gjitha shërbimet e ofiqarisë në Komunën e Malishevës do të jenë në shërbim të qytetarëve me orar të zgjatur. Përveç kësaj, parkingu në oborrin e komunës do të jetë i liruar për përdorim nga qytetarët.

Jemi të përkushtuar për të shërbyer qytetarët me një orar të zgjatur dhe për të krijuar hapësirë të mjaftueshme parkimi për të gjithë. Ky ndryshim është bërë për të përmirësuar shërbimet ndaj qytetarëve të Komunës së Malishevës dhe mërgimtarëve tanë.