Republika e Kosoves

Malishevë

Kryetari Kastrati uron banorët e Gurbardhit për rrugët e reja

2024/08/21 - 4:02

Në kuadër të realizimit të projekteve kapitale dhe kërkesave të qytetarëve, për përmirësimin e infrastrukturës, janë asfaltuar disa rrugë në fshatin Gurbardh. Ky investim është pjesë e projekteve të mëdha që po realizohen për rregullimin e infrastrukturës në fshatrat e Komunës së Malishevës.

Asfaltimin e rrugëve e kanë ndjekur nga afër kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, dhe drejtori i urbanizmit, Avdi Morina. Gjatë vizitës së tyre në Gurbardh, ata u takuan edhe me banorët e fshatit, të cilët i ka uruar për rrugët e reja, ndërsa banorët shprehën mirënjohjen për investimin dhe përmirësimin e kushteve, pasi kjo ndihmon në lëvizjen më të lehtë për ta.

Kryetari Kastrati tha se asfaltimi i rrugëve do të vazhdojë edhe në ditët në vijim në fshatra të tjerë të komunës, duke nënvizuar se ky është vetëm një nga shumë projektet që janë duke u realizuar për ndërtimin e infrastrukturës rrugore në vendbanimet e Komunës së Malishevës.