Republika e Kosoves

Malishevë

Zyrtare: Nis fushata – 16 ditë aktivizëm kundër dhunës

2024/11/25 - 2:26

Nën udhëheqjen e Koordinatorës, Vera Bytyçi dhe  drejtuesve institucional e shoqëror, sot nisi fushata 16 ditë aktivizëm kundër dhunës dhe diskriminimit gjinor.

 

Në këtë takim informues dhe bashkërendues, morën pjesë,  Vera Bytyçi  koordinatore nga zyra për barazi Gjinore, Komandanti i Stacionit Policor në Malishevë, Nazmi Zogaj i shoqëruar edhe nga Togeri, Zenel Halitaj, Shqipron Berisha nga Qendra për Punë dhe Mirëqenie Sociale, Feride Hoxha, Handikos dhe Agron Kastrati, nga Zyra Juridike Falas.

 

Nga gjithë pjesëmarrësit në debat u diskutua dhe doli porosia.’ Të punojmë që nga familja, rrethi shoqëror, shkolla si dhe institucionet shtetërore lokale e qendrore për, familjen e shëndoshë, për rrethin  dhe një shoqëri përgjegjëse, duke zbatuar me përgjegjësi ligjin aktual në fuqi, konventat dhe të drejtat e  njeriut dhe familjes si dhe gjithë shoqërisë që të kontribuojmë në formimin sa më pozitiv të njeriut tonë, vetëm kështu së bashku ia dalim dhe përmbushim obligimin njerëzor e ligjor para qytetarëve tanë.  U vizitua edhe ‘ Dhoma mike’.

 

Për gjashtëmbëdhjetë ditë do të zhvillohen aktivitetet si dhe  vizita të  planifikuar në institucionet publike  arsimore.

Të gjitha këto aktivitete do të bashkërendohen nga kordinatorja, Vera Bytyçin dhe përgjegjësit  e institucionev  ku do të kryjnë vizitat me karakter pune.