2024/12/06 - 9:03
Një ditë më parë, në sallën e Kuvendit Komunës së Malishevës, u mbajt manifestimi tradicional letrar-kulturor i Shoqatës Kulturore-Letrare “Tafil Kelmendi”.
Manifestimi u mbajt në vigjilje të ditëlindjes së Dr.Tafil Kelmendi. Njëherit Shoqata për Kulturë dhe Letërsi , ‘Dr. Tafil Kelmendi’, tradicionalisht, ndanë çmim vjetor, i cili, i kësaj radhe, i takoi Salajdin Krasniqit, për kontributin e dhënë në krijimtarinë letrare dhe veprimtaritë e tjera në shërbim të atdheut e kombit.
Me këtë rast Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, përshëndeti krijuesit e pranishëm në këto manifestim me fjalët e tij të drejtpeshuara, duke shfaqur edhe mirënjohjen personale për krijuesit letrarë dhe rolin e tyre në promovimin e kulturës kombëtare, në veçanti për, Salajdin Krasniqin, të cilit ia dorëzoi çmimin letrar për vitin 2024, ‘Dr. Tafil Kelmendi’ .
Kurse për jetën dhe veprën e tij foli Fadil Javori, kryetar i shoqatës, ku mes tjerash theksoi. Salajdini është krijues letrar që ka botuar shkrimet e tij prej ’60 e këndej, si dhe libra poetikë prej ’80 e këndej. Së këndejmi, edhe Çmimi ishte meritor, për kontributin e tij të vyer në krijimtarinë letrare dhe për veprimtari në shërbim të atdheut dhe kombit. Meqë nga vitet e hershme të Prizrenit, ai ka botuar një varg veprash me karakter dokumentar, historik e publicistik kushtuar këtij qytetit me vlera kulturore e historike.