Republika e Kosoves

Prizren

Drejtor

Luljeta Veselaj – Gutaj

e-mail: luljeta.veselaj@rks-gov.net
Zyre: +383(0) 38 200 44-737

_______________________________________________________________________________________________________________

Luljeta Veselaj Gutaj, ka lindur me 01.12.1981 në Prizren. Është Magjistre e Shkencave Shoqërore në lëminë e Pedagogjisë dhe ka përfunduar Fakultetin Filozofik në Prishtinë.

Në vitin 2004 ka ndjekur ligjeratat në Universitetin Veror të Prishtines “Strategjitë e mësimëdhënies aktive” të cilat i mbaroj me noten A. Me 02.05. 2007 ka ndjekur trajnimin ”Edukimi për të drejtën shoqërore” të organizuar nga KEC.

Nga viti 2006 punon si trajnere (mësimdhënëse) e lëndës së komunikimit dhe punës ekipore, në Institutin Gjerman për Aftësime Profesionale të të rriturve, Kolping Kosova në Prizren, ku poashtu ka zhvilluar disa hulumtime profesionale për realizimin e projekteve. Nga 01.10.2011 punon në Universitetin e Prizrenit, Fakulteti i Edukimit si ligjëruese e angazhuar. Po nga e njejti vit ka filluar të punoj si ligjëruese në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Edukimit, Programin për Avancim dhe Rikualifikim të mësimdhënësve në Prizren.

Më 2013, zgjidhet asambleiste në KK Prizren. Në vitin 2014 zgjidhet deputete në Kuvendi e Republikës së Kosovës, kurse në vitin 2017 merr mandatin e dytë si deputete. Ka qenë anëtare e komisionit për arsim, njëherit udhëheqëse e grupit për monitorim të arsimit parauniversitar. Poashtu, anëtare e komisionit për të drejtat e njeriut, barazi gjinore, peticione.

Jeton në qytetin e Prizrenit, e martuar, nënë e dy fëmijëve.