Republika e Kosoves

Prizren

QKMF dhe njësive tjera organizative të mjekësisë primare

Fadil Bajraktari

U.D Drejtor i QKMF-së
E-mail: fadil.sh.bajraktari@rks-gov.net

__________________________________________________________________________________________________________

  • Zbaton dispozitat ligjore, vendimet, normat, standardet e infrastrukturës dhe të burimeve njerëzore, të miratuara dhe lejuara nga organet drejtuese të Komunës dhe të deleguara nga pushteti qendror,
  • Në kuadër të sistemit të QKMF, veprojnë QMF dhe AMF, të cilat ofrojnë shërbime të kujdesit parësor shëndetësor,
  • QKMF dhe strukturat e tjera të sistemit të shëndetësisë parësore merren me ruajtjen, përparimin e shëndetit publik, parandalimin e sëmundjeve përmes vaksinimit, mjekimit, shërimit dhe rehabilitimit të të sëmurëve,
  • Edukimin shëndetësor të popullatës, imunizimin dhe vaksinimin,
  • Bën kontrollimin sistematik/vizita sistematike/, të nxënësve të kl.I-parë, kl. V dhe kl.IX,
  • Përcaktimin e diagnozës fillestare dhe kujdesin elementar shëndetësor, përfshirë edhe ndërhyrjet e vogla kirurgjike,
  • Promovimin e shëndetit oral dhe kujdesit themelor stomatologjik,
  • Zbulimin e hershëm të sëmundjeve ngjitëse,
  • Kryerjen e shërbimeve specialistike dhe diagnostike, analizave laboratorike dhe rëntgenologjike në kujdesin parësor shëndetësor,
  • Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare,  udhëhiqet nga Drejtori/Menaxheri/ i QKMF-së;
  • Për kryerjen e punëve, drejtori i QKMF-së i raporton drejtorit të Drejtorisë për Shëndetësi.