Isa Gashi
Menaxher i Personelit
e-mail: isa.gashi@rks-gov.net
Zyre: +381(0) 38 200 44-715
• Harton dhe publikon konkurset për plotësimin e vendeve të lira të punës;
• Cakton Komisionin intervistues për pranim të kandidatëve, të cilët konkurrojnë në bazë të konkursit të shpallur;
• Bën emërimin e shërbyesve civilë në organet e punësimit;
• Përpilon formën e kontratës për punë dhe bën nënshkrimin e tyre;
• Inicon procedurën disiplinore ndaj shkelëseve të kodit të mirësjelljes;
• Kujdeset për të drejtat e të punësuarëve në Shërbimin civil, në pajtim me dispozitat që janë në fuqi, e që e rregullojnë marrëdhënien e punës;
• Mban dhe kujdeset për evidencën e të punësuarve në drejtoritë e Administratës, në përputhje me rregullat mbi evidencën e të punësuarve dhe shënimet tjera statistikore për nevoja interne dhe zyrtare;
• Përpilon vendime për mungesën e punëtorve nga puna me pagesë, vendime për pushimin e lehonisë (shtatzënisë) dhe vendime për orar të shkurtuar të punës të punonjëseve, në periudhën pas lindjes, dhe vendime të tjera lidhur me marrëdhënien e punës;
• Lëshon vërtetime për punëtorët e organeve të Administratës komunale, në përputhje me dispozitat që rregullojnë procedurën administrative për realizimin e të drejtave të punëtorëve nga marrëdhënia e punës;
• Përpilon evidenca – regjistra të ndryshëm, me të dhëna të ndryshme për shërbyesit civilë, sipas kërkesave të drejtorive;
• Kryen edhe detyra të tjera, të cilat i caktohen nga autoriteti i Kryetarit të Komunës.