Republika e Kosoves

Gllogovc

Sektori i Gjendjes Civile

Shërbim i Gjendjes Civile  në Komunën e Gllogocit:

 

Lumnije Prenku

Udhëheqëse e Shërbim të Gjendjes Civile – Komuna e Gllogoc

Tel:        +381 38 200 40831

Mob:      +383 49 977 974

E-mail:    lumnije.prenku@rks-gov.net

 

Xhavit Nebihi

Zyrtar i Lartë i Gjendjes Civile

Mob:      +383 44170636

E-mail:    xhavit.nebihi@rks-gov.net

 

Fatmir Gashi

Zyrtar i Gjendjes Civile Gllogoc

Mob:      +383 49 978 814

E-mail:    fatmir.gashi@rks-gov.net

 

Blerim Nika

Zyrtar i Gjendjes Civile Gllogoc

Mob:      +383 49 929 856

E-mail:    blerim.nika@rks-gov.net

 

Fahrije Shishani

Zyrtare e Gjendjes Civile Gllogoc

Mob:      +383 45 403 063

E-mail:    fahrije.shishani@rks-gov.net

 

Albulena Elshani

Zyrtare e Gjendjes Civile Gllogoc

Mob:      +383 49 978 813

E-mail:    lalbulena. elshani  @rks-gov.net

 

Shërbim i Gjendjes Civile  në Komunën e Gllogocit:

Ganimete Elshani

Zyrtare e Gjendjes Civile – Komoran

Tel:        +381 38 200 40903

Mob:      +383 49 978 815

E-mail:    ganimete.elshani@rks-gov.net

 

Zarife Haxholli

Zyrtare e Gjendjes Civile Arllat

Tel:        +381 38 200 40829

Mob:      +383 49 978 817

E-mail:    zarife.haxholli@rks-gov.net

 

Halil Demaku

Zyrtar i Gjendjes Civile Abri e Epërme

Tel:        +381 38 200 40827

Mob:      +383 49 978 819

E-mail:    halil.demaku@rks-gov.net

 

Sabrije Berisha

Zyrtare e Gjendjes Civile Tërstenik

Tel:        +381 38 200 40828

Mob:      +383 49 818 296

E-mail:    fatmir.gashi@rks-gov.net

 

Arbenita Maloku

Zyrtare e Gjendjes Civile Dobroshec

Tel:        +381 38 200 40830

Mob:      +383 49 929 954

E-mail:    arbenita.maloku@rks-gov.net

 

Në zyrat e Gjendjes Civile qytetarët mund të aplikojne qe te pajisen me këto dokumente si: Certifikatat e lindjes, të vdekjes, kurorëzimet, certifikatat e statusit martesor, dëshmi për personin që është gjallë, dëshmi për vdekjen ku u shërben qytetarëve për trashëgimi, vërtetimin që është mbajtës i familjes, evidenca e numrave personalë për fëmijë deri në 16 vjeç, regjistrimi i lindjeve,i vdekjeve, i kurorëzimeve nga bota e jashtme për të gjitha komunat e Kosovës, certifikatat mbi bashkësitë familjare, si dhe vërtetimi i përshkrimeve, nënshkrimeve, dorëshkrimeve etj.

Shërbimet e Ofiqarisë kryhen në zyrat  e gjendjes civile ne objektin e Komunës ne Drenas dhe ne pesë  zyrat e vendit, siç janë paraqitur ne skemën e organizimit.

 

                                              Sektori i Gjendjes Civile

Në Sektorin e Gjendjes Civile qytetarët mund të aplikojnë që të pajisen me këto dokumente: Ekstraktet e lindjes, certifikatat e lindjes, të kurorëzimit, vdekjes, vendbanimit, të shtetësisë, certifikatat e gjendjes martesore, certifikatat e bashkësisë familjare, dëshmi për vdekjen ku u shërben qytetarëve për trashëgimi, regjistrimi i lindjeve, i vdekjeve, dhe i kurorëzimeve nga bota e jashtme.

 

Shërbimi i Gjendjes Civile kryhet në objektin e Komunës dhe në teren, në këto zyra: ZGJC Gllogoc, ZGJC-Komoran, ZGJC-Arllat, ZGJC-Dobroshec, ZGJC-Abri e Epërme dhe ZGJC-Tërstenik, duke filluar nga ora 8:00-16:00.

 

Procedurat lidhur me shërbimet e  Gjendjes Civile:

 

REGJISTRIMI I FAKTIT TË LINDJES

 

Fakti i lindjes regjistrohet në territorin amë respektivisht në zyrën komunale të Gjendjes Civile në komunën ku ka ndodhur lindja.

Dokumentet që nevojiten për regjistrimin e faktit të lindjes janë:

 

  1. Fletëlëshimi i institucionit shëndetësor publik,
  2. Certifikata e martesës për prindërit e fëmijës,
  3. Fotokopjet e dokumenteve të identifikimit për prindërit e fëmijës,
  4. Për fëmijët e braktisur, vërtetimi i organit të kujdestarisë,
  5. Nëse fëmija është jashtëmartesor, procesverbali për pranimin e atësisë dhe               amësisë.

 

Vërejtje: Afati ligjor për regjistrimin e faktit të lindjes në regjistrin e Gjendjes Civile është brenda 30 ditë nga dita e lindjes.

 

Për fëmijën e lindur jashtë institucioneve shëndetësore (në shtëpi apo gjetiu):

 

  1. Kërkesa për regjistrimin e lindjes,
  2. Vërtetimi i institucionit shëndetësor për vaksionimin e kryer,
  3. Certifikata e martesës për prindërit e fëmijës,
  4. Deklarata e së paku dy dëshmitarëve që kanë asistuar gjatë lindjes apo kanë              njohuri të drejtpërdrejta për lindjen e fëmijës jashtë institucionit shëndetësor,
  5. Fotokopjet e dokumenteve të identifikimit të prindërve të fëmijës,
  6. Nëse fëmija është jashtëmartesor, procesverbali për pranimin e atësisë dhe               amësisë.

Vërejtje: Afati ligjor për regjistrimin e faktit të lindjes në regjistrin e Gjendjes Civile është brenda 30 dite nga dita e lindjes.

Për regjistrimin e faktit të lindjes që ka ndodh jashtë territorit të Kosovës:

 

  1. Kërkesa për regjistrimin e lindjes,
  2. Certifikata e lindjes internacionale e lëshuar nga shteti ku ka ndodhur fakti i lindjes,
  3. Certifikata e martesës për prindërit e fëmijës,
  4. Fotokopjet e dokumenteve të identifikimit të prindërve të fëmijës.

 

Vërejtje: Afati ligjor për regjistrimin e faktit të lindjes në regjistrin e Gjendjes Civile është brenda 60 dite nga dita e lindjes.

 

Lëshimi i certifikatës së lindjes:

 

Zyrtari i Gjendjes Civile sipas detyrës zyrtare ose me kërkesë të personit të interesuar lëshon certifikatë të lindjes.

Certifikata lëshohet në bazë të kërkesës me shkrim nga i interesuari që e parashtron pranë zyrtarit të Gjendjes Civile në komunën ku ndodhet regjistri i të lindurve.

Certifikata mund të lëshohet edhe në bazë të kërkesës së bërë në formë elektronike.

 

                             REGJISTRIMI I FAKTIT TË VDEKJES

 

  1. Kërkesa për regjistrimin e vdekjes (duhet t’a paraqesin anëtarët e familjes),
  2. Raporti mbi vdekjen nga enti shëndetësor,
  3. Fleta statistikore për vdekje nga enti shëndetësor,
  4. Ekstrakti i lindjes,
  5. Certifikata e martesës për ata që kanë qenë të martuar,
  6. Fotokopja e dokumentit të identifikimit.

 

Vërejtje: Afati ligjor për regjistrimin e faktit të vdekjes në regjistrin e Gjendjes Civile është brenda 30 dite nga dita e vdekjes.

 

Regjistrimi i faktit të vdekjes që ka ndodh jashtë Kosovës:

 

  1. Kërkesa për regjistrimin e faktit të vdekjes që ka ndodh jashtë Kosove,
  2. Certifikata e vdekjes internacionale nga shteti ku ka ndodh fakti i vdekjes,
  3. Ekstrakti i lindjes për të vdekurin,
  4. Certifikata e martesës për ata që kanë qenë të martuar,
  5. Kopja e dokumentit të identifikimit të personit të vdekur.

 

Vërejtje: Afati ligjor për regjistrimin e faktit të vdekjes në regjistrin e Gjendjes Civile është brenda 60 ditë nga dita e vdekjes.

 

Lëshimi i certifikatës për vdekje:

 

Nëse personi në fjalë është i regjistruar në regjistrin e të vdekurve, mund t`ia bëni kërkesën zyrtarit të Gjendjes Civile në të cilën ndodhet regjistri i të vdekurve.

 

                                                 MARTESA

 

Personat që dëshirojnë të lidhin martesë duhet t’i paraqesin kërkesë  zyrtarit kompetent të zyrës së gjendjes civile, në territorin e së cilës njëri nga ata ose të dytë e kanë vendbanimin e përhershëm.

Kërkesës për lidhjen e martesës duhet t’i bashkëngjiten këto dokumente:

 

  1. Ekstrakti i lindjes,
  2. Certifikata e statusit martesor (jo më e vjetër se 6 muaj),
  3. Dokumenti i identifikimit, fotokopja e letërnjoftimit,
  4. Dy dëshmitarë (me fotokopje të letërnjoftimit),
  5. Nëse njëri nga bashkëshortët ka qenë i martuar, duhet vendimi i gjykatës kompetente që e dëshmon shkurorëzimin.

 

Menjëherë pas lidhjes së martesës, bashkëshortëve u lëshohet certifikata nga regjistri i të kurorëzuarve.

 

Nëse njëri nga bashkëshortët ka shtetësi të huaj duhen këto dokumente:

 

  1. Certifikata e lindjes (jo më e vjetër se 6 muaj),
  2. Certifikata e statusit martesor nga shteti ku e ka vendbanimin e fundit (jo më e vjetër se 6 muaj),
  3. Certifikata e kapacitetit martesor nga shteti ku e ka vendbanimin e fundit (jo më e vjetër se 6 muaj),
  4. Dokumenti i identifikimit (fotokopja e letërnjoftimit, pasaportës, etj),
  5. Certifikata e vendbanimit,
  6. Nëse njëri nga bashkëshortët ka qenë i martuar, duhet vendimi i gjykatës   kompetente që dëshmon shkurorëzimin.

 

Menjëherë pas lidhjes së martesës, bashkëshortëve u lëshohet certifikata nga regjistri i të kurorëzuarve.

 

Lëshimi i certifikatës së martesës:

 

Nëse jeni të regjistruar në regjistrin e të martuarve, kërkesën mund t’a parashtroni pranë zyrtarit të Gjendjes Civile në komunën në të cilën ndodhet regjistri i të martuarve për ju.

 

 

LËSHIMI I CERTIFIKATAVE TJERA TË GJENDJES CIVILE

 

Lëshimi i certifikatës të statusit martesor:

 

Certifikata e statusit martesor është dokument zyrtar që e lëshon Zyra e Gjendjes Civile, në bazë të dhënave nga regjistri i lindjes, sipas detyrës zyrtare ose me kërkesë të personit të interesuar.

Qytetari i Kosovës që gjendet jasht vendit dhe nuk ka shtetësi të huaj duhet të sjellë vërtetimin e vndbanimit ose deklaratën e vërtetuar nga noteri me të cilin vërtetohet se i përmenduri nuk ka kurorë në shtetin ku jeton.

Nëse gjendja martesore e tij/saj është e shkurorëzuar duhet vendimi i shkurorëzimit.

Certifikata e statusit martesor vlen 6 muaj nga data e lëshimit.

 

                                                    SHTETËSIA

 

Organi kompetent themelon dhe mban regjistrin e shtetasëve të Republikës së Kosovës. Në regjistrin e shtetasëve regjistrohen të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës dhe mënyra e fitimit të shtetasit, si dhe të gjithë shtetasit të cilët e kanë humbur dhe ri-fituar shtetësinë e Republikës së Kosovës përfshirë këtu edhe mënyrën dhe arsyet për humbjen e shtetësisë.

Regjistrimi në regjistrin e shtetaseve të Kosovës bëhet në bazë të vendlindjes dhe për tu kryer kjo procedurë dhe për t’u pajisur me certifikatë të shtetësisë pala e interesuar duhet t’i sjellë këto dokumente:

 

  1. Certifikata e lindjes, (për femrat e martuara edhe certifikata e martesës),
  2. Dokumenti i identifikimit, (fotokopja e letërnjoftimit,pasaportës,etj.),
  3. Certifikata e vendbanimit.

 

Vërejtje: Të gjitha këto dokumente duhet të jenë fotokopje.

 

Lëshimi i certifikatës së shtetësisë:

 

Nëse jeni të regjistruar në regjistrin e shtetasëve të Kosovës, mund t`ia bëni kërkesën zyrtarit të Gjendjes Civile në të cilën ndodhet regjistri i shtetasve për ju.

 

DOKUMENTET E NËVOSHME PËR HUMBJEN E SHTETËSISË SË KOSOVËS  

ME LIRIM PËR TË  RRITUR:                                                                                    

Këkesa për lirim nga shtetësia e Republikës së Kosovës (e cila plotësohet në Zyrën e Gjendjës Civile) në Komunë, kati i I-rë (parë), sporteli nr. 2.

  1. Dëshmi për posedim të Shtetësisë nga shteti që vjen pala (çertifikatë e shtetësisë) ose garancion;
  2. Certifikata që nuk është nën hetime dhe i-e denuar për vepra penale nga shteti që vjen pala nga (shteti i huaj), si dhe
  3. Certifikatën e vendbanimit të fundit, jo ma të vjetër se 6 muaj nga shteti që vjen pala.

 Vërejtje: Të gjitha këto dokumente duhet të jenë origjinale dhe të përkthyera në gjuhën shqipe.         

 

DOKUMENTET TJERA TË CILAT MERREN NË  REPUBLIKËN E KOSOVËS JANË:

  1. Ekstraktin e lindjes dhe martesës (për të martuar) – merren në ZGJC­­.
  2. Certifikatën e të gjitha detyrimeve financiare të parapara me ligj – merret në sportelinnr.9­;
  3. Një vërtetim që nuk ka obligime të papaguara – merret në sportelin nr.9;
  4. Kopje e dokumentit të identifikimit (letërnjoftim ose pasaport);
  5. Dëshmi nga ATK (Administrata Tatimore e Kosovës) – merret në objektin e Ministrisë së

Shërbimeve Publike në Prishtinë (ish shtëpia e mallrave);

  1. Dëshmi nga Qendra Komunale për punë Sociale, që i ka përmbushur të gjitha detyrimet

financiare ndaj personave për ushqim dhe mbajtje të të cilëve është përgjegjës para ligjit

(merret në Qendrën Komunale për Punë Sociale-QPS në Drenas);

  1. Certifikatë që nuk është nën hetime dhe i-e denuar për vepra penale sipas vendbanimit të

fundit në Kosovë-merret në Gjykatën Themelore në Drenas, si dhe

  1. Një vërtetim nga policia e Kosovës për verifikimin e së kaluarës kriminale;

 

Deklaratë betimi që nuk është gjykatës, prokuror publik, pjesëtar i policisë, pjesëtar i FSK-së ose Agjensionit të Intelegjencës së Kosovës, deklarata merret në zyrën përkatëse dhe nënshkruhet         personalisht nga pala e cila kërkon lirim nga shtetësia e Republikës së Kosovës, këtë         deklaratë e plotësoni në Komunë, kati i I-rë (parë), sporteli nr. 2.

Kërkesa nuk mund të paraqitet me autorizim,por duhet me qenë pala përsonalisht për të          nënshkruar kërkesën dhe deklaratën e betimit.

Pas pranimit të kërkesës dhe dokumenteve tjera, lënda dorëzohet në Ministrinë e Punëve të Brendshme-Zyra për Shtetësi. Për çdo informacion tjetër ju lutemi që të konsulltoheni me Zyrtaren e Shtetësisë në Komunë, sporteli nr. 2, kati i parë (Ndërtesa e Komunës së Drenasit).

DOKUMENTET E NËVOSHME PËR HUMBJEN E SHTETËSISË SË KOSOVËS ME LIRIM PËR TË MITUR (FËMIJË)   

Këkesa për lirim nga shtetësia e Republikës së Kosovës  plotësohet në Zyrën e Gjendjes Civile në objektin e Komunës, kati i I-rë (parë), sporteli nr. 2.

  1. Dëshmi për posedim të Shtetësisë nga shteti që vjen pala (çertifikatë e shtetësisë ose garancion);
  2. Certifikatën e vendbanimit të fundit, jo më të vjetër se 6 muaj nga shteti që vjen pala.

Vërejtje: Të gjitha këto dokumente duhet të jenë origjinale dhe të përkthyera në gjuhën shqipe.

  1. Ekstraktin e lindjës në ZGJC­­;
  2. Ekstraktet e lindjës së prindërve dhe të kurorizimit;
  3. Kopje e dokumentit të identifikimit të miturit dhe të prindërve;
  4. Deklarata e pajtimit me shkrim nga të dy prindërit e nënshkruar dhe e vertetuar te noteri;
  5. Pajtimi I të miturit më i vjetër se 14 deri në 18 vjeç;

 

Pagesa e taksës prej 50 euro për secilin fëmijë, e cila bëhet në xhirollogarinë përkatëse të caktuar nga MPB, Prishtinë.

 

PROCEDURAT E APLIKIMIT PËR FITIMIN E SHTETËSISË SË KOSOVËS ME  NATYRALIZIM

Kërkesa për fitimin e shtetësisë së Kosovës natyralizim  parashtrohet nga personi i huaj i moshës madhore personalisht në Zyren e Gjendjes Civile, në objektin e Komunës, kati i I-rë, sporteli nr. 2, sipas vendbanimit të parashtrusit të kërkesës në Republiken e Kosovës.

Kërkesës duhet bashkangjitur këto dëshmi:

  1. Certifikata e lindjes dhe e martesës për personat e martuar;
  2. Certifikata që nuk është nën hetime dhe i-e denuar për vepra penale nga shteti që vjen pala (shteti i huaj);
  3. Certifikatën e vendbanimit të fundit, jo ma të vjetër se 6 muaj nga shteti që vjen pala;
  4. Dëshmi të lejes së vlefshme të qëndrimit për 5 (pesë) vite (në zyren për të huajt);
  5. Certifikatën që i ka përmbushur të gjitha detyrimet financiare (faturë tatimit në pronë) nr.9;
  6. Një vërtetim që nuk ka obligime të papaguara-merret në sportelin nr.9;
  7. Dëshmi nga ATK-Administrata Tatimore e Kosovës e cila merret në objektin e Ministrisë së Shërbimeve Publike në Prishtinë (ish shtëpia e mallrave);
  8. Kopje e dokumentit të identifikimit (leternjoftim ose pasaportë);
  9. Dëshmi nga Qendra Komunale për Punë Sociale-QPS, që i ka përmbushur të gjitha detyrimet financiare ndaj personave për ushqim dhe mbajtje të të cilëve është përgjegjës para ligjit-merret në Qendrën Komunale për Punë Sociale (QPS) në Drenas;
  10. Certifikatë që nuk është nën hetime dhe i-e denuar për vepra penale sipas vendbanimit të  fundit në Kosovë, (merret në Gjykatën Themelore në Drenas); si dhe,
  11. Një vërtetim për të kaluaren kriminale.

Deklaratë betimit me shkrim që e pranon rendin kushtetues dhe juridik të Republikës së Kosovës, deklarata merret në zyrën përkatëse dhe nënshkruhet personalisht nga pala e cila kërkon fitimin e shtetësisë së Republikës së Kosovës, (këtë deklaratë e plotësoni në Komun, kati i pare),sporteli nr. 2

Kërkesa nuk mund të paraqitet me autorizim, por duhet me qenë pala personalisht për të  nënshkruar kërkesën dhe deklaratën e betimit. Pas pranimit të kërkesës dhe dokumenteve   tjera, lënda dorëzohet në Ministrinë e Punëve të Brendshme-Zyra për Shtetësi. Për çdo informacion tjetër ju lutemi që të konsulltoheni me Zyrtaren e Shtetësisë në Komunë, sporteli nr. 2, kati i I-rë (parë), Ndërtesa e Komunës së Drenasit.

 

PROCEDURAT E APLIKIMIT  PËR RIFITIMIN E SHTETËSISË SË KOSOVËS PËR TË RRITUR

Kërkesa për ri-fitimin e shtetësisë së Kosovës, parashtrohet nga personi i huaj i moshes madhore  përsonalisht në Zyrën e Gjendjës Civile, në Komun, kati i parë, sporteli nr.02, sipas vendbanimit të parashtrusit të kërkesës në Republiken e Kosovës.

 

Kërkesës duhet bashkangjitur këto dëshmi:

 

  1. Certifikatë që nuk është nën hetime dhe i-e denuar për vepra penale nga( shteti i huaj)që vjen pala;
  2. Ekstraktin e lindjës dhe të martesës për personat e martuar;
  3. Qertifikatat e lindjës së prindërve dhe kopjet e leternjoftimeve për dy prind.
  4. Certifikatën që i ka përmbushur të gjitha detyrimet financiare-faturë e tatimit në pronë që merret në sportelin nr.9;
  5. Një vërtetim qe nuk ka obligime të papaguara-merret në sportelin nr.9;
  6. Kopje e dokumentit të identifikimit (letërnjoftim ose pasaportë);
  7. Dëshmi nga ATK-Administrata Tatimore e Kosovës) e cila merret në objektin e

Ministrisë së Shërbimeve  Publike në Prishtinë (ish shtëpia e mallrave);

  1. Dëshmi nga Qendra Komunale për Punë Sociale, që i ka përmbushur të gjitha detyrimet financiare ndaj personave për ushqim dhe mbajtje të të cilëve është përgjegjës para ligjit-merret në Qendrën Komunale për Punë Sociale në Drenas;

 

  1. Certifikatë që nuk është nën hetime dhe i-e denuar për vepra penale sipas vendbanimit të

Kosovë, (merret në Gjykatën Themelore në Drenas) si dhe

  1. Një vërtetim nga policia e Kosovës për të kaluaren kriminale;

 

Deklaratë e betimit me shkrim që e pranon rendin kushtetues dhe juridik të Republikës së Kosovës, deklarata merret në zyrën përkatëse dhe nënshkruhet personalisht nga pala e cila kërkon fitimin e shtetësisë të Republikës së Kosovës-këtë deklaratë e plotësoni në Komunë, kati i I-rë (parë), sporteli nr.2.

 

Kërkesa nuk mund të paraqitet me autorizim, por duhet me qenë pala personalisht për të

nënshkruar kërkesën dhe deklaratën e betimit. Pas pranimit të kërkesës dhe dokumenteve tjera, lënda dorëzohet në Ministrinë e Punëve të Brendshme – Zyra për Shtetësi.

Për çdo informacion tjetër ju lutem që të konsultoheni me Zyrtaren e Shtetësisë në Komunë,

sporteli nr. 02, kati i I-rë, Ndërtesa e Komunës së Drenasit.

 

 

PROCEDURAT E APLIKIMIT PËR FITIMIN E SHTETËSISË SË PJESTARIT TË   DIASPORËS TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS PëR Të RRITUR

 

Kërkesa për fitimin e shtetësisë së Kosovës parashtrohet nga personi i huaj i moshës madhore  personalisht në Zyrën e Gjendjës Civile, në Komun.

Vërejtje: Të gjitha këto dokumente duhet të jenë origjinale dhe të përkthyera në gjuhën  shqipe.                        

 

 Kërkesës duhet bashkangjitur këto dëshmi:

 

  1. Certifikatën e lindjes nga shteti ku ka lindur;
  2. Certifikata e vendbanimit në shtetin ku banon;
  3. Dëshmi që nuk është nën hetime penale dhe që nuk është i denuar për vepra

penale e lëshuar nga organi kompetent i shtetit të huaj nga shteti që vjen.

  1. Certifikatën e martesës nëse është i martuar ose qertifikatën e gjendjës martesore.

 

Dokumentet tjera të cilat merren në Republiken e Kosovës janë:

 

  1. Certifikatën e të gjitha detyrimeve financiare të parapara me ligj- merret në sportelin nr.9­
  2. Një vërtetim që nuk ka obligime të papaguara-merret në sportelin nr.9;
  3. Certifikatën familjare;
  4. Kopje e dokumentit të identifikimit të vlefshëm me fotografi që duket qartë;
  5. Dëshmi që nuk  është  nën  hetime  penale  dhe  që  nuk  është  i  denuar  për  vepra penale e lëshuar nga Gjykata kompetente e Kosovës;
  6. Vërtetim nga policia për të kaluarën kriminale.
  7. Deklaratën e betimit me shkrim që e pranon rendin kushtetues dhe juridik të Republikës së Kosovës.

 

Vërejtje: Të gjitha dokumentet të cilat i ofron pala për fitimin e shtetësisë të jenë të vulosura me vulë apostile me përjashtim të shteteve anëtare të BE-së dhe zonës Shengen.

 

 

PROCEDURAT E APLIKIMIT PËR FITIMIN E SHTETËSISË SË PJESTARIT TË   DIASPORËS TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS PER TE MITUR

 

Kërkesa për fitimin e shtetësisë nga pjestari i diasporës parashtrohet nga njëri prind për përsonat e mitur mbi moshen 14 vjeqare në Republikën e Kosovës.

Kërkesës duhet bashkangjitur këto dëshmi:

  1. Çertifikatën e lindjes nga shteti i huaj;
  2. Ekstraktet e lindjes për prinder dhe të kurorizimit.
  3. Çertifikatën e vendbanimit të fundit, jo më të vjetër se 6 muaj nga shteti qe vjen pala;
  4. Kopje dokumen identifikimi (leternjoftim ose pasaportë) për fëmijë dhe prindër të fëmiut.
  5. Deklatata e pajtimit me shkrim nga të dy prindërit e nënshkruar dhe e vërtetuar nga noteri, si dhe
  6. Pëlqimi i fmijës nga mosha 14 deri në 18 vjet.

Vërejtje: Të gjitha këto dokumente duhet të jenë origjinale dhe të përkthyera në gjuhën  shqipe. Taksa Administrative është 50 euro për të mitur.

   

 PROCEDURA PËR NDËRRIMIN E EMRIT PERSONAL  PËR TË RRITUR                            

Për  të ndërruar emrin-mbiemrin duhet të kompletohen këto dokumente:

  1. Letërnjoftimi (fotokopje);
  2. Dëshmi nga gjendja civile, certifikatë lindje dhe ekstrakt nga regjistri qendror;
  3. Dëshmi nga gjykata që nuk është nën hetime, për ndërrim të emrit personal;
  4. Vërtetimin nga policia për verifikimin e të kalurës Kriminale, për ndërrim të emrit personal;
  5. Arsyetimi me shkrim përse dëshiron t’a ndërroj emrin;
  6. Vërtetim nga administrata tatimore se nuk ka borxh ndaj shtetit, për ndërrimin e emrit persona-merret në Prishtinë në Administratën Tatimore;
  7. Vërtetim i tatimit në pronë, për ndërrimin e emrit personal-merret në Komunë.
  8. Pagesa e taksës administrative, në vlerë prej 5 Euro.

Përsonat që duhet të ndërrojn emrin personal,me dokumente e kompletuara, të paraqiten në sportelin nr.2, kati i I-rë, ndërtesa e komunës Drenas.          

 

Platforma E-Kosova ku mund të shërbeheni online me dokumentet e gjendjes civile;

https://ekosova.rks-gov.net/Service/12