Republika e Kosoves

Gllogovc

Sektori i Gjeodezisë

SEKTORI I GJEODEZISË

 

Udhëheqës i Sektorit të Gjeodezisë-Safet Hoxha

Tel: 049 978 969

E-mail: safet.sh.hoxha@rks-gov.net

 

 

1.      Udhëheqë punën e përgjithshme të sektorit dhe ndihmon Drejtorin në caktimin e objektivave dhe zhvillimin e planit të punës për përmbushjen e këtyre objektivave si dhe harton planin e punës për sektorin;

2.      Menaxhon stafin e sektorit dhe organizon punën përmes ndarjes së detyrave tek të varurit si dhe ofron udhëzime dhe monitoron punën e stafit;

3.      Në bashkëpunim me Drejtorin bënë vlerësimin e proceseve dhe procedurave të brendshme dhe rekomandon ndryshime dhe përmirësime me qëllim të rritjes së efikasitetit dhe cilësisë së punës;

4.      Siguron matjet  dhe incizimet gjeodozike të të gjitha profileve dhe grumbullimin e të dhënave të pasurisë së paluajtshme në terren me qëllim të regjistrimit në sistemin e kadastrit dhe rregullimin e kufijve të pasurive të paluajtshme;

5.      Mbikëqyrjen e të dhënave të tokës urbane, rurale dhe të komosacionit;

6.      Siguron përgaditjen e dokumentave e nevojshme për infrastrukturën rrugore përfshirë incizimet gjeodozike të të gjitha profileve dhe paraqet në mënyrë grafike rrugët, kanalizimin rrjetin e ujësjellësit, rrjetin elektrik, parkingjet dhe shtigjet e këmbësorve;

7.      Udhëzon ekipin në përgaditjen e elaboratit kadastral, planeve, foto-skicave, si dhe përgaditjen e terrenit për rilevim dhe matje si dhe aprovon të gjitha dokumentet që lëshohen nga ky sektor;

8.   Bën vlerësimin e rregullt të stafit nën mbikëqyrje të tij dhe përkrah zhvillimin e tyre përmes          trajnimeve për të siguruar kryerjen e detyrave të tyre në nivel me standardet e kërkuara;