Republika e Kosoves

Mitrovicë e Jugut

Fillojnë punimet në transformimin e Stacionit të Autobusëve

2024/05/07 - 9:56

Gjatë ditës së sotme, nënkryetari i komunës, z. Arian Tahiri, bashkë me kryesuesen e Kuvendit të Komunës, znj. Vesa Broja dhe drejtor komunal, kanë inspektuar fillimin e punimeve në transformimin e Stacionit të Autobusëve të qytetit, ku janë pritur nga drejtori z. Esat Jusufi.

Në fjalën e tij, nënkryetari z. Tahiri shprehu vendosmërinë për të ndryshuar pamjen dhe funksionin e kësaj zone të rëndësishme, e cila ka qenë në harresë për më shumë se 30 vite pa asnjë investim.

Tutje ai ka shtuar se qëllimi është të kthehet ky stacion në një qendër moderne dhe funksionale, të pajisur me të gjitha shërbimet e nevojshme për qytetarët dhe për të rritur atraktivitetin e qytetit të Mitrovicës.