Drejtoria e Shërbime Publike dhe Infrastrukturë
Drejtoria për Shërbime Publike dhe Infrastrukturë do të jetë përgjegjëse për performancën e detyrave si në vijim:
- Planifikimin dhe mnaxhimin e investimeve kapitale në infrastrukturën publike;
- Përcakton dhe mbikëqyrë ofrimin e shërbimeve publike lokale, duke përfshirë furnizimin me ujë, rrjetin e ujësjellësit dhe kanalizimit dhe përpunimin e ujërave të zeza dhe trajtimin e mbeturinave;
- Organizon mirëmbajtjen verore dhe dimërore, pastrimin e rrugëve dhe trotuareve të qytetit dhe rrugëve lokale;
- Sigurimin e mirëmbajtjes se parqeve, hapësirave publike dhe varrezave;
- Funksionimin e tregjeve;
- Koordinon aktivitetet dhe jep pëlqimin për veprimtarinë e transportit publik të udhëtarëve dhe mallrave, me kompanitë publike dhe shoqatat e taksistëve individual dhe operatorëve juridik sipas rregulloreve;
- Cakton linjat dhe rendin e udhëtimit për transportin publik të udhëtarëve;
- Bën menaxhimin e shërbimit “Merimangë”, sipas rregullores, si dhe organizon procedurat për ankand publik për automjetet e konfiskuara, që kalojnë afatin e paraparë me ligj;
- Siguron sinjalizimin vertikal dhe horizontal të rrugëve ekzistuese dhe rregullon komunikacionin në qytet;
- Bën mbylljen e rrugëve për shfrytëzimin e tyre në raste të veçanta( festa shtetërore, punë të veçanta në interes të shtetit dhe Komunës dhe punë të ngjashme);
- Bashkëpunon me kompanitë që ofrojnë shërbime rreth përcaktimit të çmimeve të ujit, të lidhjeve, ndërhyrjeve teknike dhe mbikëqyrjen e orarit të reduktimeve;
- Kujdeset për riparimin dhe mirëmbajtje e ashensorëve;
- Është përgjegjëse për ndriçimin publik;
- Merr pjesë në komisionin për pranim teknik të punëve të kryera – ndriçimin publik,mirëmbajtjen e rrjetit publik dhe sinjalizimin;
- Bën konsultimet me nivelin qendror për ndërtimin, riparimin e shenjave apo ndryshimin e rrugëve ndër-komunale që ndikojnë në Komunë;
- Është kompetente për lëshimin e lejeve që i përkasin Komunës për vendosjen e pengesave rrugore (policë të shtrirë);
- Ushtron kompetencat tjera të përcaktuara me ligjet tjera me statut, aktet nënligjore të deleguara nga pushteti qendror.