Njësia e auditimit të brendshëm
Auditori i brendshëm në Komunën e Mitrovicës
Drejtor i njësisë së auditimit të brendshëm
NEXHAT BERANI
I lindur më 26.02.1962
Njësia e Auditimit të Brendshëm është përgjegjëse veçanërisht për këto detyra:
- Njësia e Auditimit të Brendshëm vendoset në strukturën organizative si njësi e pavarur nga të gjitha funksionet tjera dhe i raporton drejtpërdrejt kryetarit të Komunës.
- Njësia e Auditimit të Brendshëm ka pavarësi funksionale për të planifikuar, kryer dhe raportuar për aktivitetet e auditimit të brendshëm, kryen këto detyra dhe është përgjegjëse për:
- Njësia e Auditimit të Brendshëm nuk ndikohet nga personat me autoritet nga brenda ose jashtë subjektit të sektorit publik;
- Auditorët e brendshëm gjatë kryerjes së auditimit, respektojnë legjislacionin e përgjithshëm në fuqi, kodin e etikës dhe sjelljes, kërkesat specifike të ligjit si dhe kërkesat relevante të publikuara nga Njësia Qëndrore Harmonizuese në kuadër të Ministrisë së Financave;
- Drejtori i Njësisë së Auditimit të Brendshëm diskuton me kryetarin e Komunës dhe komitetin e auditimit lidhur me planin e veprimit për implementimin e rekomandimeve, që të lehtësohet ndërmarrja e veprimeve efektive për korrigjim;
- Auditorët e brendshëm monitorojnë zbatimin e rekomandimeve në mënyrë sistematike sipas planit të veprimit të miratuar nga udhëheqësi i subjektit të sektorit publik;
- Njësisë së Auditimit të Brendshëm Përgatitë planin strategjik dhe vjetor;
- Njësia e Auditimit të Brendshëm, kryetari i Komunës dhe Komiteti i Auditimit, e rishikojnë dhe miratojnë planin strategjik dhe vjetor të auditimit të brendshëm dhe e dorëzon atë të Njësia Qendrore Harmonizuese, më së largu deri më tridhjetë e një (31) dhjetor të vitit fiskal;
- Pas përfundimit të çdo auditimi, raporti i auditimit i dërgohet kryetarit të Komunës;
- Drejtori i Njësisë së Auditimit të Brendshëm Përgatitë dhe dorëzon raportin e gjashtëmujorit të parë dhe të dytë; si dhe raportin vjetor tek kryetari i Komunës dhe komitetit të auditimit;
- Menaxhimi dhe mbikëqyrja e personelit dhe veprimtarive të NJAB-së;
- Siguron shfrytëzimin produktiv, ekonomik dhe efikas të burimeve të NJAB-së;
- Siguron zbatimin adekuat dhe respektimin e ligjeve, rregulloreve, politikave, udhëzimeve dhe doracakëve;
- Siguron Përgatitëjen planit strategjik dhe vjetor të auditimit të brendshëm dhe dorëzimin me kohë kryetarit të Komunës dhe Kuvendit të Komunës
- Organizon, kryen dhe mbikëqyrë ushtrimin e të gjitha aktiviteteve të auditimit të brendshëm të ndërmarr nga NJAB, si dhe dorëzimin e rezultateve të auditimit kryetarit të Komunës
- Përgatitë dhe dorëzon raporte tremujore dhe vjetore mbi të gjitha aktivitete e auditimit të NJAB-së te Komisioni i Auditimit, i organizatës buxhetore apo ndërmarrjes autonome publike;
- Kryen auditime të brendshme në pajtim me rregullat, politikat, doracakët, udhëzimet dhe standardet profesionale të nxjerra nga ministria;
- Merr dhe shqyrton pa kufizim të gjitha të dhënat teknike, ekonomike dhe financiare, si dhe informatat e dokumentit në posedim ose kontroll të subjektit të sektorit publik nën auditim;
- Kopjon të dhënat, informatat apo dokumentet e tilla për qëllime të auditimit të brendshëm dhe siguron që kopjet në fjalë të jenë origjinale ose të vërtetuara;
- Kërkon nga cilido zyrtar, punonjës, këshilltar ose kontraktues i subjektit të sektorit publik nën auditim, që të ofrojë dëshmi fizike, shënime ose dëshmi gojore, ose informata të tjera mbi çështjet që kanë të bëjnë me auditimin, ose mbi aktivitet që janë në auditim;
- Ka qasje pa pengesë në stabilimentet e subjektit të sektorit publik nën auditim, dhe verifikon dhe vlerëson vlerat materiale dhe monetare të subjektit të sektorit publik, në pajtim me rregullat dhe legjislacionin;
- Propozon masat që duhet të ndërmerren nga subjekti përkatës;
- Merr informata të certifikuara nga Thesari, BPK-së dhe cilado organizatë publike apo private në lidhje me xhirollogarinë aktuale apo të mbyllur. Për punën e vet i përgjigjet kryetarit të Komunës.