Republika e Kosoves

Mitrovicë e Jugut

Ndërmarrjet Publike në Komunën e Mitrovicës

Komisioni komunal i aksionarëve, ka të drejtë të veprojë në emër të Komunës, në përputhje me Ligjin për Shoqëritë Tregtare. Çdo komision komunal duhet me shumicë të thjeshtë votash, të vendosë se si do t’i ushtrojë të drejtat e aksionarit në një çështje të caktuar.

Komisioni komunal i aksionarëve raporton 1 (një) herë në vit në Kuvendin Komunal të Mitrovicës

Kompetencat ekskluzive të aksionarëve janë:

  • Ndryshimi dhe plotësimi i statutit;
  • Zgjedhja ose shkarkimi i drejtorëve;
  • Caktimi i anëtarëve të komisionit të auditimit;
  • Mbikëqyrja e vazhdueshme dhe kujdesi për kryerjen e detyrave fiduciare nga anëtarët e bordit dhe zyrtarët e NP-se.

Komisioni komunal i aksionarëve përfaqëson komunën në mbledhjen për zgjidhjen e 4 drejtorëve të NP, të cilët kanë mandat prej 3 viteve. Gjatë zgjedhjes së drejtorëve, aksionarët duhet të sigurojnë që së paku dy drejtorë të zgjedhur të jenë ekspert,  ose së paku të kenë njohuri adekuate të kontabilitetit.

Zyrtarët e NP emërohen nga Bordi i drejtorëve të NP. Zyrtarët shërbejnë për Bordin dhe Bordi mundet në çdo kohë dhe me shumicë votash të ndërpresë kontratën e tyre me ose pa deklarimin e arsyes. Secila NP do të ketë 4 zyrtarë:

  • Kryeshefin ekzekutiv
  • Zyrtarin kryesor financiar dhe të thesarit,
  • Këshilltarin e përgjithshëm/Sekretarin e ndërmarrjes dhe
  • Zyrtarin për auditim të brendshëm.

 

           Kompania Rajonale e Ujësjellësit Mitrovica sh.a., Mitrovicë
           Kompania Regjionale e Mbeturinave “Uniteti” 

          KRM “Uniteti” 

           Qendra Multifunksionale “Omni Sport”

 

 

Raporti Financiar për Ndërmarrjen Publike “Stacioni i Autobusëve” SH.A Mitrovicë
Raporti Financiar i Qendrës Multifunksionale OMNI Sport SH.A Mitrovicë
Raporti i të hyrave dhe shpenzimeve për vitin 2022 “NP Tregu” SH. A Mitrovicë
           Raporti Vjetor 2020 për KRU Mitrovica SHA
           Raporti TM3 2021 për KRU Mitrovica SHA

 

 

Ligji për ndërmarrjet publike

Kodi i Etikës dhe Qeverisja Korporative për Ndërmarrjet Publike

 

Organogrami Qendra Multifunksionale “OMNI SPORT” 

Statuti i NP Qendra Multifunksionale “OMNI SPORT”

Organogrami KRM “UNITETI” SH.A 

Organogrami NP Stacioni i Autobusëve “KosovaTrans”

Organogrami N.P.K “TREGU” 

Organogrami KRU “Mitrovica” Sh.A

Statuti i KRU “Mitrovica” Sh.A