Republika e Kosoves

Mitrovicë e Jugut

Zyra ligjore

Luli-(2).jpg

  Shef i Zyrës Ligjore

Ma.Sc. LULZIM  HAJRA

    lindur më 13.12.1984 

Ma.sc. Lulzim HAJRA, është lindur më 13.12.1984 në Mitrovicës, ku edhe jeton. Shkollën fillore e kreu në shkollën “Fazli Graiçevci”, në Shipol të Mitrovicës, ndërsa atë të mesme në gjimnazin “Frang Bardhi” në Mitrovicë, duke vazhduar më pas me studime në Fakultetin Juridik në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, ku edhe përfundoj studimet Postdiplomike “Master” në drejtimin Juridiko-Penal dhe në vitin 2011 pas mbrojtjes me sukses të dalluar të temës së diplomës së masterit mori titullin Ma.Sc. i Juridikut.

 

Rreth dy vite ishte i angazhuar në Avokaturë si bashkëpunëtor profesional, gjatë kësaj periudhe ishte i licencuar nga Oda e Avokatëve të Kosovës si Avokat Praktikant, ku iu nënshtrua një varg testeve, trajnimeve e seminare të ndryshe të organizuar nga e njëjta me qëllim të ngritjes së aftësive juridike në aspektin praktik.

Nga muaji Gusht i vitit 2012, filloi punën në Komunën e Mitrovicës në pozitën Zyrtar Ligjor në Kuadër të Zyrës Ligjore, ndërkaq, në Tetor të vitit 2013 u emërua udhëheqës i Zyrës Ligjore.

Kontakti:

Email: lulzim.hajra@rks-gov.net

Tel:  +377 44 801 901

Centrex: 42003

 

     

  1. Zyra ligjore kryen këto detyra dhe është përgjegjëse për:
    • Ofron ndihmë juridike, interpretime ligjore dhe këshillime për nevojat e Kabinetit të Kryetarit, drejtorive, sektorëve/njësive dhe të institucioneve të arsimit, të shëndetësisë, ndërmarrjeve komunale, dhe institucioneve vartëse të Komunës;
    • Shqyrton të gjitha draft – rregulloret që propozuesit ia dërgojnë për shqyrtim Bordit të Drejtorëve, komiteteve kompetente dhe Kuvendit të Komunës, duke siguruar pajtueshmëri me ligjet ekzistuese në fuqi dhe Statutin e Komunës;
    • Shqyrton propozim – vendimet dhe aktet tjera që i propozohen Kuvendit për miratim;
    • Harton vendime, urdhëresa dhe akte te tjera të cilat i nxjerr kryetari i Komunës;
    • Ruan dokumentacionin e Zyrës Ligjore dhe bën shtypjen e të gjitha materialeve dhe akteve të tjera nga përgjegjësia e kësaj zyre;
    • Bashkëpunon me bashkëpunëtorët profesionalë dhe u ndihmon atyre nga pikëpamja ligjore në Përgatitëjen e vendimeve dhe të akteve tjera juridike si dhe të materialeve tjera të ndryshme;
    • Ndërmerr të gjitha veprimet procedurale për mbrojtjen e interesit pasuror dhe juridik të Komunës, në përputhje me përgjegjësitë e përcaktuara me ligj;
    • Kryen dhe punë të tjera të parapara me ligj, me  Statutin e Komunës dhe me aktet nënligjore në fuqi;