Drejtoria e Mbrojtjes se Mjedisit dhe Pyjeve
Drejtorisë e Mbrojtjes së Mjedisit dhe pyjeve do të jetë përgjegjëse për performancën e detyrave si në vijim:
- Angazhohet për zvogëlimin gradual të ndotjes, degradimit dhe dëmit mjedisor, si dhe zvogëlimin ose ndalimin e atyre aspekteve ekonomike dhe të aktiviteteve të tjera që përbëjnë rrezik të madh për shëndetin e njeriut dhe mjedisin;
- Angazhohet në mbrojtjen e biodiversitetit, duke tentuar arritjen e balancit ekologjik në territorin e Komunës dhe më gjerë;
- Kujdeset për mbikëqyrjen për shfrytëzimin racional dhe të qëndrueshëm të burimeve natyrore dhe të tokës prodhuese si dhe mbrojtjen e akumulimeve gjenetike të natyrës;
- Harton programin dhe bën mbikëqyrjen e pamjeve të vlefshme të natyrës, propozon zonat e reja për mbrojtje, mbron dhe bënë rehabilitimin e diversitetit dhe vlerave kulturore dhe estetike të peizazhit;
- Hartimin e masave të arsyeshme për mbrojtjen e mjedisit në mënyrë që të jenë në përputhje me zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik, në pajtim me ligj, aktet tjera të nxjerra ligjore e nënligjore;
- Hartimin e masave që kanë për qëllim kontrollin e nivelit të zhurmës në territorin e Komunës;
- Sigurojnë qasje të pa penguara në informata mjedisore dhe të mundësojnë
- pjesëmarrjen e publikut;
- Harton dhe zbaton Planin Lokal për veprim në Mjedis (PLVM), Rregulloren Komunale për Mjedis;
- Propozon masat për monitorimin e cilësisë, mbrojtjen dhe ruajtjen e ujit, ajrit, tokës dhe natyrën e zonës së Komunës dhe siguron zbatimin e tyre;
- Përkujdeset për zbatimin e masave për mbrojtje nga efektet e dëmshme të ujërave;
- Bën mbikëqyrjen dhe inspektimin e administrimit të qëndrueshëm me vlerat natyrore si: ajri, uji, toka, pyjet, lëndët minerale etj. Të mirat natyrore publike si: hapësirat e gjelbëruara, brigjet e lumenjve si dhe vlerat e veçanta si: gjeodiversiteti, biodiversiteti dhe bota e egër bimore dhe shtazore;
- Harton Planin për Menaxhimin e Mbeturinave;
- Bën mbikëqyrjen dhe mbrojtjen e popullatës nga helmimi me plumb dhe metale të rënda dhe aplikon programe remediate;
- Bën mbikëqyrjen dhe kontrollimin e kushteve të sigurisë së jetës dhe shëndetit të njerëzve, në vend ndërtim dhe rreth tij, gjatë zhvillimit të punimeve;
- Përgatit programin për uljen e nivelit të ndotjes së mjedisit dhe propozon projekte për mbrojtjen e mjedisit në bashkëpunim me MMPH, institucione të tjera dhe donatorë;
- Ofron leje mjedisore dhe pëlqime mjedisore
- Organizon aktivitete të rregullta dhe vizita në terrene pyjore, në lidhje me planet operative vjetore
- Vendos kontakte me APK-në në nivel regjional, lidhur me menaxhimin e pyjeve dhe tokave pyjore;
- Bashkëvepron me inspektoret e tregut komunal dhe inpsektoret nga niveli qendror, lidhur me kontrollimin dhe qarkullimin e masës drunore e cila vihet në qarkullim;
- Bënë kontrollimin e prerjeve sipas licencave të aprovuara më parë, tërheqjes së asortimenteve dhe transportit të tyre të terreneve të përcaktuara nga planet vjetore operacionale;
- Harton të dhëna ditore, javore dhe mujore për sortimentet e prodhuara ne te gjitha fazat, në shfrytëzimin e pyjeve dhe te njëjtat i dorëzon shërbimin përkatës në drejtori;
- Kontrollon mbledhjen e prodhimeve jodrusore, këpurdhave , bimëve mjekuese, farave, të drunjve të rrezuar, të dëmtuar, të sëmur etj.
- Monitoron përmes rojeve të pyllit gjendjen ditore të rajoneve pyjore, ushtrojnë të drejtat ligjore ndaj personave fizik dhe juridik lidhur me dëmet që i shkaktohen pyjeve;
- Jep pëlqim për mbrojtjen e hapësirave pyjore, konform planeve të Komunës;
- Kryen veprimet procedurale administrative nga përgjegjësia e drejtorisë, sipas Rregulloreve të Kuvendit të Komunës, si dhe punët tjera të caktuara nga Kryetari i Komunës;