Republika e Kosoves

Mitrovicë e Jugut

Sekretaria e Kuvendit të Komunës

Sekretaria e Kuvendit  të Komunës do jetë përgjegjëse veçanërisht për këto detyra:

 

  1. Sekretaria e  Kuvendit  është  organ  profesional  që  kryen  pune  për Kuvendin  e Komunës;
  2. Funksionalisht kryen punë për Kuvendin e Komunës kurse resorikisht i  përgjigjet Kryetarit të Komunës;
  3. Ndihmon  në mënyrë  profesionale  Kryetarin,   Zëvendëskryetarin   dhe Kryesuesin  e Kuvendit lidhur me çështje; profesionale  juridike që shtrohen ne Kuvend;
  4. Përgatitë materialin nga mbledhjet e Kuvendit, dhe përgatitë për shpërndarje materialin për mbledhjet  vijuese  të cilat  i  zbaton  sipas  thirrjes  se  Kryesuesit të Kuvendit, Zëvendeskryesuesit;
  5. Ben përgatitjen e materialeve  për mbledhjet e  Kuvendit dhe  pranon propozimet e rregulloreve, vendimeve dhe materialeve tjera për mbledhje të Kuvendit të Komunës, pranon propozimet e rregulloreve dhe propozim-vendimeve   për shqyrtim në Kuvend, përkatësisht ne Komitetin për Politike dhe Financa;
  6. Ben sugjerime ne aspektin e zbatimit të ligjeve dhe rregullave pozitiv, jep mendime lidhur me dispozitat ligjore. jep ndihme profesionale këshilltarëve të Kuvendit;
  7. Përpilon tekstet e korrigjuara të miratuara në Kuvend, përpilon shkresa dhe materiale të ndryshme për Kryetarin e Komunës, Zëvendëskryetarin e Komunës dhe Kryesuesin e kuvendit;
  8. Te njëjtat punë bënë edhe për Komitetin për Politike dhe Financa dhe për Komitete të tjera të Kuvendit të Komunës.
  9.  Ndihmon  Kryesuesin e Kuvendit që obligimet e dala nga seancat  e  Kuvendit për organet e administratës  të  përgatiten dhe të dërgohen në ekzekutim;
  10. Udhëheq procesverbalet nga mbledhja e Kuvendit dhe komiteteve dhe përpilon në forme të shkruar për distribuim;
  11. Përgatitë në bashkëpunim me Kryetarin, Zëvendëskryetarin dhe Kryesuesin e Kuvendit të gjitha informacionet dhe njofton opinionin me aktivitetet  e Kuvendit;
  12. Kryen edhe punë të tjera sipas përshkrimit paraprak dhe nevojës së asistimit në punë të Kuvendit dhe Ekzekutivit;
  13. Për Shërbimet ndihmese dhe këshillëdhënëse përkitazi me komisionet e Kuvendit, duke përfshirë edhe procedurat;
  14. Për  shërbimet   ndihmëse   dhe  këshillëdhënëse    lidhur me mbledhjet   e  komisioneve   të Kuvendit;
  15. Për shtypjen  e dokumenteve të Kuvendit dhe të materialit  tjetër të shkruar;
  16. Për shërbimet e përkthimit  me goje dhe me shkrim;