Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport
Drejtoria e Kulturës, Rinis dhe Sport do të jetë përgjegjëse për performancën e detyrave dhe përgjegjësive si në vijim:
- Hartimin e planit për mbështetjen kulturore, sportive dhe rinore;
- udhëheqja me resurset lokale kulturore, rinore dhe sportive;
- udhëheqja me Teatrin, Bibliotekën e Qytetit, Muzeun e Qytetit, Qendrën e Kulturës, Palestrën e sporteve dhe hapësirat tjera përcjellëse;
- Organizon dhe shënon data me rëndësi historike kur kërkohet;
- Organizon debate për zhvillim dhe avancim të kulturës, rinisë dhe sportit;
- Grumbullon shënime faktike mbi të arriturat në kulturë, rini dhe sport;
- Bashkëpunon ngushtë dhe të raporton për punën e vetë Kryetarit të Komunës;
- Bashkëpunon me nivelin qendror nga fushë veprimtaria përkatëse dhe këshilltarët nga këto fusha;
- Bënë regjistrimin e grupeve, klubeve, ansambleve etj;
- Mbështetja e aktiviteteve kulturore, rinore dhe sportive;
- Bashkëpunon me qytete tjera, për të mundësuar një integrim të mirëfilltë dhe këmbim përvojash si dhe me OJQ, e organizata të tjera vendore e ndërkombëtare;
- Përkrahë dhe të ndihmon asociacione, klub dhe shoqata në aktivitetet e tyre;
- Përkrah, mbështet dhe mbikëqyrë punën dhe funksionimin e Qendres Rinore në përputhje me ligjin;
- Ofron institucionet e veta në shërbim të përgjithshëm të qytetarëve (me veprimtaritë primare që kryejnë ato, por në raste emergjente dhe veprimtari të tjera);
- Të nxisë investitorët dhe të kërkojë fonde shtesë;
- Organizon anketa, seminare e trajnime të ndryshme, kyçje të të rinjve kosovarë në aktualitete rinore, evropiane e botërore;
- Ushtron edhe kompetenca tjera që do t’i përcaktohen me ligj ose që delegohen nga pushteti qendror.