Republika e Kosoves

Mitrovicë e Jugut

Kryetari Hamza priti në takim ambasadorin e Austrisë në Kosovë, Georg Schnetzer

2024/05/15 - 9:59

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, z. Bedri Hamza, sot ka pritur në takim ambasadorin e Austrisë në Kosovë Georg Schnetzer.
Kryetari z. Hamza, falënderoi ambasadorin Schnetzer për përkrahjen e shtetit të Austrisë ndaj shtetit të Kosovës, e cila është e dëshmuar ndër vite në etapat më të rëndësishme të shtetformimit dhe shtetndërtimit.
Ai më tutje shtoi se me ambasadorin Schnetzer, diskutuan që të vazhdojë bashkëpunimi dhe koordinimi në rrugën e vetme që duhet të ketë Kosova, për anëtarësim në organizatat kryesore ndërkombëtare, në krah me aleatët e dëshmuar të vendit.