Republika e Kosoves

Mitrovicë e Jugut

Nënshkruhet marrëveshja mirëkuptimi në mes të Drejtorisë për Siguri e Emergjenca dhe Save the Children Kosova

2024/05/03 - 3:17

Gjatë ditës së sotme është nënshkruar një marrëveshje partneriteti në mes të Save the Children – Kosova dhe Drejtorisë për Siguri dhe Emergjenca.
Kjo marrëveshje është bërë me qëllim të realizimit të projektit në shkëmbimin e kapaciteteve që kontribuojnë në avansimin, ndërtimin dhe fuqizimin e kapacitetit të agjencive të nivelit lokal dhe të sektorit privat të komunitetit në fushën e parandalimit, mbrojtjes, reagimit dhe rimëkëmbjes nga fatkeqësitë natyrore, tekonologjike dhe të shkaktuara nga faktori njeri.
Marrëveshja është nënshkruar nga drejtori i Drejtorisë për Siguri dhe Emergjenca, z. Bahtir Maxhuni dhe organizata Save the Children Kosova, përmes përfaqësueses nga Save the Children në Mitrovicë, znj. Fahrije Kabashi, të cilët u shprehën të kënaqur me vazhdimin e bashkëpunimit me Komunën e Mitrovicës.
Sipas marrëveshjes projekti pritet të kontribuojë edhe në intervenimet në edukimin dhe vetëdijesim e qytetarëve dhe fëmijëve në fushën e mbrojtjes së fëmijës dhe fuqizimit të shoqërisë civile në koordinim të emergjencave, integrim me sistemin më të gjerë të menaxhimit të emergjencave, ndërtimit të partneritetit dhe aftësive kërkimore për të siguruar reagim efikas dhe gjithëpërfshirës dhe aktivitete si ofrimin e sesioneve dhe trajnimeve që do të bëhet në koordinim midis shërbimeve komunale të arsimit, shëndetësisë, mirëqenies sociale dhe departamentit të sigurisë dhe emergjencave për të sjell ndryshime afatgjate në jetët e fëmijëve dhe të rinjve të qytetit.