Republika e Kosoves

Mitrovicë e Jugut

Përkujtohen dëshmorët e kombit Sabedin Prekazi dhe Selim Bislimi

2024/03/13 - 3:50

Nënkryetari i komunës, z. Arian Tahiri, i shoqëruar nga drejtorët e drejtorive komunale, përfaqësuesit e shoqatave të dala nga Lufta e UÇK-së, në nderim të 25 vjetorit të rënies heroike të dëshmorit të kombit Sabedin Prekazi kanë bërë homazhe tek varrezat e dëshmorëve në Shipol të Mitrovicës.
Përfaqësuesit komunal tutje kanë vazhduar për në fshatin Galicë ku është bërë zbulimit i lapidarit në vendin e rënies së dëshmorëve të kombit Sabedin Prekazi dhe Selim Bislimi të cilët ranë heroikisht në luftën për liri.
“Sabedin Prekazi e Selim Bislimi si dhe të gjithë heronjtë e dëshmorët e kombit, janë burim frymëzimi dhe inspirimi për ne, lavdi e përjetshme jetës dhe veprës së dëshmorëve të kombit”, është shprehur nënkryetari Tahiri.