Republika e Kosoves

Mitrovicë e Jugut

Përurohen investimet në shkollën “Skenderbeu”

2024/03/14 - 3:42

Kryetari i komunës, z. Bedri Hamza, sot ka vizituar shkollen fillore “Skenderbeu”, ku edhe ka peruruar investimet e bëra në këtë shkollë.
Kryetari Hamza ka thënë se qeverisja lokale po vazhdon me përmbushjen e premtimeve për investime në arsim.
“Me renovimin e Sallës së Sporteve gjatë vitit 2022, renovimin e tërësishëm të pjesës së jashtme, ngrohjen dhe ndriçimin e objektit në bashkëpunim me FKEE, shkolla është shëndrruar ne një objekt modern dhe të veçantë për mbi 700 nxënës dhe stafin e mrekullueshëm të kësaj shkolle”, është shprehur kryetari Hamza.
Ai më tutje ka shtuar se gjatë vitit 2024, do të investohet edhe në oborrin e kësaj shkolle.