Republika e Kosoves

Mitrovicë e Jugut

Urimi i kryetarit Hamza me rastin e Ditës së Gruas – 8 Marsi

2024/03/08 - 11:27

Me rastin e 8 marsit, Ditës Ndërkombëtare të Gruas, kryetari i Komunës së Mitrovicës, z. Bedri Hamza, uron të gjitha gratë për kontributin e tyre të treguar në procese të shumta në zhvillimin dhe ndërtimin e vendit.
Në emrin tim personal dhe të Komunës së Mitrovicës ju përcjell urimet më të sinqerta nënave dhe motrave tona për festën e juaj.
Në këtë ditë të shënuar për ju, rikujtojmë rolin e pazëvendësueshëm të gruas në ndërtimin e zhvillimin e vendit dhe kontributin e juaj në kohërat dhe ngjarjet e rëndësishme nëpër të cilat kaloi vendi ynë.
Urime 8 Marsi🌹