Republika e Kosoves

Mitrovicë e Jugut

Grupi joformal i deputetëve të rinj vizitoi Mitrovicën

2011/11/22 - 12:00

Grupi joformal i deputetëve të rinj të Kuvendit të Kosovës, i udhëhequr nga kryetarja Ganimete Musliu e cila shoqërohej edhe nga deputetja, Valbona Dibra, kanë zhvilluar të martën një takim me përfaqësuesit e shoqërisë civile në Mitrovicë. Në takim u prezantuan nevojat, problemet dhe të çështjet tjera me të cilat është e preokupuar rinia mitrovicase. Deputetët  Musliu e Dibra kanë zhvilluar edhe një takim me kryetarin e Komunës, Avni Kastrati, i cili shoqërohej nga drejtori për Kulturë, Rini dhe Sport, Artan Osmani si dhe zyrtari për rini, Lavdim Musa. U bisedua për pozitën e të rinjve në këtë komunë si dhe përkrahjen që ofron komuna për ta.

Kryetari Kastrati tha se në Mitrovicë përkundër sfidave të mëdha për shkak të  gjendjes së rëndë ekonomike, komuna është duke ju krijuar hapësirë të nevojshme për aktivitetet e tyre. Tha se bashkëpunimi me organizatat rinore është në nivel të kënaqshëm, që është duke ndikuar edhe përmirësimin e pozitës së tyre.