Republika e Kosoves

Mitrovicë e Jugut

Shoqata “Kosovalilar Dernegi” ndihmon nxënësit mitrovicas

2011/10/27 - 12:00

Institucione të ndryshme qeveritare e joqeveritare nga Turqia vazhdojnë të ndihmojnë në forma të ndryshme qytetarët e komunës së Mitrovicës.
Këto ditë Shoqata kosovare “Kosovalilar Dernegi”, nga Stambolli i Turqisë, ka dhuruar 100 çanta për nxënësit e shkollave të komunës së Mitrovicës.
Nga 100 çantat e dhuruara, 70 u janë shpërnda nxënësve të shkollës fillore të fshatit Vllahi në rajonin e Shalës së Bajgores, kurse 30 të tjera u janë shpërnda nxënësve të shkollës fillore “Bedri gjinj” dhe asaj “Anton Zako-Çajupi”, në Mitrovicë, nga radhët e komuniteteve të ndryshme.
Përfitues të çantave janë nxënësit me gjendje jo të mirë ekonomike. Nxënësit e shkollave të ndryshme të komunës së Mitrovicës janë ndihmuar edhe më parë nga shoqatat e shumta dhe komunat e Turqisë.