2011/10/25 - 12:00
Zyrtarë të Komunës së Mitrovicës, mandej përfaqësues të Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës dhe Shoqatës së Shkrimtarëve “Jakup Ceraja” të Mitrovicës, ia kanë dorëzuar çmimin letrar “Drita e minatorit”, poetit të njohur shqiptar, Dritëro Agolli. Ky çmim i ishte ndarë Agollit me rastin e 80 -vjetorit të lindjes së tij, në manifestimin letrar “Drita e minatorit” që u mbajt në Mitrovica para dy javësh. Artan Osmani, drejtor i Drejtorisë së Kulturës në Mitrovicë, tha se ka qenë një moment emocional edhe për grupin që kanë dorëzuar çmimin, por edhe për vetë Agollin, i cili i ka pritur në shtëpinë e tij në Tiranë. “Ishte një takim i veçantë me një njeri të veçantë të letrave shqipe”.