2011/10/05 - 12:00
Rruga e Zhabarit, në gjatësi prej 2.000 metra, gjerësi 5,5 metra dhe me trashësi të asfaltit prej tetë centimetra, është një “by pasi” i qytetit dhe e shkarkon komunikacionin në brendi të qytetit, pasi ajo nga stadiumi “Adem Jashari”, shkon buzë Ibrit në drejtim të fshatit Zhabar, tash paralagje e qytetit, të cilën e ndanë përmes dhe lidhet me magjistralen e Ibrit, në udhëkryqin që çon për në Shipol dhe tutje Skenderaj.
Me fillimin e asfaltimin e rrugës nga stadiumi olimpik “Adem Jashari” e cila lidhet me rrugën magjistrale të Adriaktiut, që ka filluar të martën, në qytetin e Mitrovicës po thuaj se ka përfundua asfaltimi i të gjitha rrugëve kryesore. Kanë mbetur për tu asfaltuar vetëm edhe pak rrugë dhe të tjerat janë rrugica që ndërlidhen me rrugët kryesore dhe me këtë do të rregullohet e tërë infrastruktura rrugore në qytet.
Po ashtu është duke u punuar edhe në rregullimin e rrugëve në vendbanimet rurale. Kështu, është në asfaltim e sipër rruga Stan Tërg-Vllahi, pastaj po punohet në rrugën Bare-Selac dhe në disa rrugë të tjera po në Bare dhe në Bajgore.
Rruga e Zhabarit, në gjatësi prej 2.000 metra, gjerësi 5,5 metra dhe me trashësi të asfaltit prej tetë centimetra, është një “by pasi” i qytetit dhe e shkarkon komunikacionin në brendi të qytetit, pasi ajo nga stadiumi “Adem Jashari”, shkon buzë Ibrit në drejtim të fshatit Zhabar, tash paralagje e qytetit, të cilën e ndanë përmes dhe lidhet me magjistralen e Ibrit, në udhëkryqin që çon për në Shipol dhe tutje Skenderaj.
Drejtori i Drejtorisë për Infrastrukturë dhe Shërbime Publike në Komunën e Mitrovicës, Rasim Veseli, tha se asfaltimi i rrugës është duke u bërë me mjete të siguruara nga buxheti i Komunës, në vlerë prej 110.329 euro dhe se punimet janë duke i kryer NPSHT “Xhyli Comerce” dhe NPSH “Bageri Company”. Sipas tij, asfaltimi i rrugës do të kryhet Brenda shtatë ditësh.
Asfaltimi i rrugës është mirëpritur nga banorët që i kanë shtëpitë afër saj. Zeneli një banor që rrugën do ta shfrytëzojë për çdo ditë, tha se po bëhet një punë shumë e mirë dhe se banorët i janë mirënjohës komunës për investimin e bërë.
“Edhepse ne nuk kemi qenë të mbyllur, pasi që rruga e pa asfaltuar nuk kishte pengesa të pakalueshme, asfaltimi i saj do na e lehtësoj shumë jetën. Do të kemi lidhje më të mira transporti për të shkuar në qytet. Fëmijët dhe nxënësit do ta kenë shumë më të lehtë lëvizjen dhe në fund të gjithë neve që e shfrytëzojmë atë, nuk do të na dëmtohen automjete sikur deri tash. Komuna vërtet po bënë punë të mira me rregullimin e rrugëve”, u shpreh Zeneli.