Republika e Kosoves

Mitrovicë e Jugut

Buxheti i komunës për vitin 2012 do të jetë 18.533.48400 euro

2011/09/13 - 12:00

Komiteti për Politikë dhe Financa i Kuvendit të Komunës (KPF), në mbledhjen e mbajtur nën drejtimin e Rrustem Musës, kryesues i  Kuvendit të Komunës, në mbledhjen e vet të fundit, të 16-tën me radhë, ka shqyrtuar Propozim-Vendimin për ndryshimin dhe plotësimin e Statutit të Komunës; Projekt-Rregulloren mbi kriterët për llogaritjen dhe pagesën e tarifave për rregullimin e tokës ndërtimore; Projekt-Rregulloren për tatimin në pronë për vitin 2012 dhe Propozim-Vendimin për miratimin e buxhetit për vitin 2012 dhe parashikimi për vitet 2013-2014.

Komisioni Statutar në mbledhjen e mbajtur më 8.07.2011, pasi i ka shqyrtuar rekomandimet  dhe sugjerimet që kanë dalur nga debate publik i organizuar lidhur me ndryshimin  dhe plotësimin e Statutit të Komunës, i ka propozuar KPF-së që të miratoj ndryshimet dhe plotësimet e arsyeshme dhe me vend, të bëra gjatë debatit publik.
Anëtarët e KPF-së, pa vërejtje esenciale dhe unanimisht I kanë miratuar ndryshimet dhe plotësimet e propozuara nga Komisioni Statutar I Kuvendit të Komunës dhe i kanë propozuar Kuvendit të Komunës që edhe ai t’i miratoi këto ndryshime dhe plotësime në statutin e vet. Me ndryshimet ën Statut, Kuvendi I Komunës do të ketë 14 drejtori, e jo 11 sa ishin më parë.
Po ashtu, anëtarët e KPF-së, me disa vërejtje të vogla, janë dakorduar që edhe Projekt-Rregullorja mbi kriteret për llogaritjen dhe pagesën e tarifave për rregullimin e tokës ndërtimore dhe Projekt-Rregullorja  për tatimin në pronë për vitin 2012, të dërgohen në Kuvendin e Komunës për aprovim.
Pak më shumë vërejtje, anëtarët e KPF-së kanë dhënë kr është shqyrtuar Propozim-Vendimi për miratimin e buxhetit për vitin 2012 dhe parashikimi për vitet 2013-2014, por të cilin vetëm me një abstenim e kanë aprovuar dhe I kanë propozuar Kuvendit të Komunës që ta aprovoj në mbledhjen e vet të radhës.
Me këtë propozim-Vendim, parashihet që buxheti I komunës për vitin 2012 të jetë 18.533.484,00 euro. Shuma e mjeteve të buxhetit të siguruara nga granti qeveritar është    16.633.484,00  euro, kurse nga të hyrat vetjake është 1.900.000,00 euro.
Nga shuma e tërësishme e buxhetit prej 18.533.484,00 euro, për Administratën Komunale do të ndahen 7.338.185,00 euro,  për Shëndetësinë  primare 4.116.486,00 euro;  për shëndetësinë sekondare   989.935,00  euro;  për Arsimin  fillor dhe të mesëm 8,064,621.00 euro.