2011/09/06 - 12:00
Kryetari i Komunës, Avni Kastrati, ka biseduar të martën në ambientet e Kuvendit të Komunës, kryetarin e Federatës së Hendbollit të Kosovës (FHK), Mexhit Devaja, që shoqërohej nga sekretari i FHK-së, Izet Gjinovci dhe trajnerët e klubeve hendbollistike për meshkuj dhe femra “Trepça” të Mitrovicës, Faruk Mujo dhe Njazi Zhuri, me të cilët ka biseduar për gjendjen aktuale të hendbollit në komunën e Mitrovicës.
Kryetari i Komunës, Avni Kastrati, ka biseduar të martën në ambientet e Kuvendit të Komunës, kryetarin e Federatës së Hendbollit të Kosovës (FHK), Mexhit Devaja, që shoqërohej nga sekretari i FHK-së, Izet Gjinovci dhe trajnerët e klubeve hendbollistike për meshkuj dhe femra “Trepça” të Mitrovicës, Faruk Mujo dhe Njazi Zhuri, me të cilët ka biseduar për gjendjen aktuale të hendbollit në komunën e Mitrovicës.
Kryetari i FHK-së, Mexhit Devaja i tha kryetarit Kastrati se ka ardhur në Mitrovicë për të biseduar për përmirësimin e gjendjes në të cilën ndodhet aktualisht hendbolli në këtë komunë që dikur ishte më i zhvilluari në Kosovë, pasi që klubet e këtushme kishin lojtarët më të talentuar në vend dhe arrinin suksese të shkëlqyeshme.
Devaja tha në vazhdim se viteve të fundit hendbolli në Mitrovicë është duke çaluar, andaj ka ardhur që të ofroj ndihmë dhe mbështetje, me qëllim që në bashkëpunim me drejtuesit e komunës dhe punëtorët sportiv të këtushëm të gjenden mënyrat dhe mundësitë që ky sport të forcohet e avancohet, në mënyrë që kështu të përfaqësoj denjësisht Mitrovicën në garat federative dhe në ato ndërkombëtare.
Kryetari Kastrati, pasi shprehu kënaqësinë e tij që po takohet me kryetarin e FHK-së, i cili ka bërë shumë që ky sport të pranohet edhe ndërkombëtarisht, duke e falënderuar njëkohësisht edhe për interesimin që po tregon për të ndihmuar hendbollin në Mitrovicë, tha se do të bëj gjithçka që është e mundur që klubet e hendbollit në komunë të ndihmohen në të gjitha mënyrat dhe që ato të shëklqejnë sikur në të kaluarën.
Kastrati tha se komuna ka treguar vazhdimisht interesim të posçëm për të përkrahur klubet sportive të saj, por mundëesitë materiale nuk kanë lejuar që të bëhet më shumë, edhespe për këtë vit mjete nga buxheti që janë ndarë për këtë qëllim kanë qenë 50 për qind më të mëdha.
Megjithëkët, tha kryetari Kastrati, do të mobilizojë të gjithë punëtorët sportiv dhe dashamirët e hendbollit që të ndihmojnë materialisht dy klubet e hendbollit në komunë, atë të meshkujve dhe të femrave. Ai tha se Mitrovica nga ndërkombëtarët është duke u trajtuar si një qytet sportiv, gjë që e dëshmon edhe fakti se KE-ja është duke financuar një sërë projektesh sportive në komunë.
Ai me këtë rast përmendi meremetimin e palestrës ekzistuese sportive, e cila do ta ketë sallën më moderne në vend, e cila si e tillë do t’i plotësojë të gjithë kriteret që në të të zhvillohen ndeshje të ndryshme sportive ndërkombëtare. Po ashtu, Kastrati i njoftoi mysafirët edhe me projektin tjetër për ndërtimin edhe të një qendre multi-sportive, me pishinë të standardeve evropiane, që do të jetë e gatshme për shfrytëzim deri në fund të vitit 2013.
“Kur të kryhen këto objekte dhe kur ne do të organizohemi më mirë dhe do të gjemë mënyrën e duhur të financimit të klubeve sportive, duke pas gjithnjë parasysh edhe kuadrot e përgatitura në çdo fushë që i kemi, atëherë vërtetë Mitrovica do të jetë një qendër shumë e zhvilluar sportive, që do të ia kenë lakmi të gjithë”, tha kryetari Kastrati.