Republika e Kosoves

Mitrovicë e Jugut

Teatri Profesionist i Qytetit përgatit shfaqjen “Vetmi në perëndim”

2011/09/02 - 12:00

Mirsad Ferati, drejtor i Teatrit Profesionist të Qytetit në Mitrovicë, së bashku me trupën e angazhuar në këtë shfaqje, regjisorin Ilir Bokshi dhe aktorët Abdinaser Beka, Eshref Durmishi dhe Driada Matoshi, ka mbajtur një takim me gazetarë, me ç’rast ka prezantuar objektivat e teatrit profesionist, aktivitetet, synimet dhe problemet me të cilat po përballet ky institucion kulturor. Ai tha se me shfaqjet që do të përgatiten për skenë, synohet që të bëhet prezantimi i vlerave të mirëfillta jo vetëm në Mitrovicë, por edhe nëpër qendrat tjera.

“Synimi ynë është krijimi i një stafi prej aktorëve të dëshmuar dhe prezantimi i vlerave të mirëfillta që do ndihmonte kthimin e publikut në teatër. Perveç shfaqjes “Vetmi në perëndim” që do të jepet premierë më 7 shtator, deri në fund të vitit do të përgatitet edhe shfaqja “Ne të birtë e shekullit të ri”, dhe se me të dyja shfaqjet synojmë të paraqitemi   edhe në qendrat tjera kosovare”, ka thënë Ferati.
Regjisori Ilir Bokshi është shprehur të jetë i kënaqur me punën dhe angazhimin e stafit të shfaqjes, ndërsa ka përmendur disa probleme teknike me të cilat përballet, ndonëse është i bindur se premiera do jetë e pëlqyeshme nga publiku.
Lidhur me pyetjen nëse teatri dhe skena janë në krizë, Bokshi dhe Ferati kanë shprehur mendimin, se përkundër kushteve jo të mira dhe krijimit të teatrove edhe në rajone, vitin që shkoi në shumicën e këtyre teatrove ka pasur shfaqje shumë të mira dhe premtuese, ndonëse veçohen Teatri Kombëtar i Prishtinës dhe ai profesionist në Gjilan.
Ferati falënderoi kryetarin e komunës, Avni Kastrati dhe  Drejtorinë e Kulturës në Mitrovicë për mbështetjen që i ka bërë këtij teatri.
Aktori Abdinaser Beka ka theksuar se formimi i teatrit profesionist në Mitrovicë ishte një tjetër provokim për të, krahas nostalgjisë që kishte për skenën dhe dëshirën për bashkëpunim me stafin ku ka punuar edhe si amator