Republika e Kosoves

Mitrovicë e Jugut

Në Mitrovicë vazhdon të jetë situatë e qetë e sigurisë

2011/08/24 - 12:00

Komiteti Lokal për Siguri Publike i komunës së Mitrovicës, në takimin e rregullt mbajtur të hënën nën drejtimin e Behxhet Balës, drejtor për Mbrojtje dhe Shpëtim, ka vlerësuar se situata e sigurisë në komunë gjatë dy javëve të fundit ka qenë e qetë.

Komiteti Lokal për Siguri Publike i komunës së Mitrovicës, në takimin e rregullt mbajtur të hënën nën drejtimin e Behxhet Balës, drejtor për Mbrojtje dhe Shpëtim, ka vlerësuar se situata e sigurisë në komunë gjatë dy javëve të fundit ka qenë e qetë.
Drejtori Bala tha se ka rënë edhe intensiteti i trendëve negative në komunat fqinje, ndërsa që zhvillimet  e së dielës në fshatin Postenje të komunës së Leposaviqit nuk kanë ndikuar në përkeqësimin e gjendjes së sigurisë në komunën e Mitrovicës.
Në vazhdim Bala ka shtuar se edhe incidentin në Postenje e ka shkaktuar grupi i njëjtë i ekstremistëve serbë, që është gjithnjë e më i vogël dhe fatmirësisht nuk e ka mbështetjen e fuqishme të popullatës serbe në veri të vendit.
Ai tha se ky grup i njerëzve të ngarkuar që mbështetet nga strukturat paralele jo ligjore serbe i shkakton  problemet me qëllim të tensionimit të vazhdueshëm të situatës dhe ta mbajtjes së qytetarëve të asaj pjese të vendit nën presion, me qëllim të realizimit të qëllimeve të veta, të krimit të organizuar dhe kontrabandës, që nuk përkojnë me interesat e përgjithshme të qytetarëve.
Sidoqoftë, shtoi Bala, operacioni i policisë së EULEX-it, policisë së Kosovës dhe i KFOR-it, në Postenje, që ishte në kuadër të zhvillimit të hetimeve për shkaktarët e trazirave në dy pikat kufitare, duhet mbështetur fuqishëm, andaj ne kërkojmë që këto organe të mos ndalen, por të vazhdojnë me identifikimin dhe kapjen e shkaktarëve të trazirave, në mënyrë që ata të qiten para organeve të drejtësisë. “Poqese këta njerëz lejohen të lëvizin lirshëm, atëherë vështirë se do të ketë qetësi, rend dhe ligj në këtë pjesë të vendit”, tha Bala.
Komandanti i stacionit jugor të policisë, Avni Zabeli, tha se situata e sigurisë në pjesën jugore të qytetit situata gjatë dy javëve të fundit ka qenë e qetë dhe pa incidente.  Ai tha se e tillë ka qenë edhe në lagjet veriore të qytetit me popullatë të përzier etnike, ku policët nga stacioni jugor bëjnë sigurinë e qytetarëve.
Zabeli tha po ashtu se policia është duke e zbatuar planin e vet operativ me sukses dhe se falë kësaj ka rënë dukshëm edhe kontrabanda dhe se janë zbuluar raste që nuk e respektojnë vendimin e Qeverisë së Kosovës për reciprocitet. Ai tha se edhe aksioni i përbashkët i policisë dhe inspektorëve komunalë për largimin e shitësve ambulantë nga rruga, por zhvillohet me sukses.