Republika e Kosoves

Mitrovicë e Jugut

Kryetari Kastrati priti drejtuesit e Shoqatës “Mitrovica-UK” nga Londra

2011/08/12 - 12:00

Kryetari i komunës, Avni Kastrati, ka pas një bisedë në ambientet e Kuvendit të Komunës me drejtuesit e Shoqatës “Mitrovica-UK” nga Londra, me të cilët ka biseduar për gjendjen e përgjithshme në komunë dhe mundësitë e bashkëpunimit për zbutjen e problemeve sociale të qytetarëve, për çka ata ishin më të interesuar.

Kryetari i komunës, Avni Kastrati, ka pas një bisedë në ambientet e Kuvendit të Komunës me drejtuesit e Shoqatës “Mitrovica-UK” nga Londra, me të cilët ka biseduar për gjendjen e përgjithshme në komunë dhe mundësitë e bashkëpunimit për zbutjen e problemeve sociale të qytetarëve, për çka ata ishin më të interesuar.
Drejtuesit e shoqatës, Abedin Bajraktari, Burim Ymeri dhe Flamur Buçinca e kanë njoftuar kryetarin Kastrati me veprimtarinë e shoqatës në Londër, duke i thënë se se qëllim parësor kanë bashkëpunimin dhe forcimin e lidhjeve midis familjeve shqiptare nga Mitrovica që jetojnë atje, ruajtjen e gjuhës dhe vlerat mitrovicas, si  dhe grumbullimin e ndihmave për familjet skamnore në komunën e Mitrovicës.
Kështu, thanë ata, edhe pse shoqata funksion nga muaji shkurt i këtij viti, ajo ka arritur që për tre muaj të gjej donatorë dhe bamirës të tjerë për të ndihmuar 24 familjet e para skamnore nga qyteti buzë Ibrit. Sipas tyre këto familje janë ndihmuar me pako me gjëra ushqimore dhe me para të gatshme.
Kryetari Kastrati pasi falënderoj mysafirët për kujdesin ndaj qytetit ku kanë lindur dhe ndihmat e ofruara, i njoftoi ata me gjendjen e përgjithshme në komunë, duke filluar nga ajo politike dhe e sigurisë dhe deri tek gjendja sociale, për të cilën tha se është mjaftë e ngarkuar me probleme të shumta
e  të ndryshme.
Nisur nga kjo, tha kryetari Kastrati, veprimtaria e juaj humanitare për të ndihmuar familje mitrovicase me gjendje të rëndë ekonomike-sociale, është e mirëseardhur dhe se ajo do ndihmojë shumë komunën në zbutjen e problemeve të kësaj natyre në njërën anë dhe në anën tjetër, do t’i gëzoj shumë familjet e ndihmuara, për ç’gjë ato do ju jenë mirënjohës. Ai i  inkurajoj drejtuesit e shoqatës që të vazhdojnë edhe në të ardhmen këtë punë të mirë që po bëjnë dhe ju premtoj se komuna do t’i ndihmoj në çdo aspekt.