Republika e Kosoves

Mitrovicë e Jugut

Projekt-rregullore mbi kriteret për llogaritjen dhe pagesen e tarifës për rregullimin e tokës ndërtimore

2011/07/16 - 12:00

Në bazë të nenit 12 pika c të Ligjit mbi vetëqeverisjen lokale me nr. 03/L-040, nenit 8 dhe nenit 17 pikat 17.1 dhe 17.2 të Ligjit nr. 03/L-049 për Financat e Pushtetit Lokal, nenit 23 pika c lidhur me nenin 27 pika a të Statutit të Komunës së Mitrovicës, Kuvendi i Komunës së Mitrovicës, në mbledhjen e mbajtur më 30.06.2011 miratoi në parim:                                        
PROJEKT-RREGULLOREN
MBI KRITERET PËR LLOGARITJEN DHE PAGESEN E TARIFËS PËR RREGULLIMIN E TOKËS NDËRTIMORE
 

Republika e Kosovës
Komuna e Mitrovicës

Mitrovicë, qershor 2011

Në bazë të nenit 12 pika c të Ligjit mbi vetëqeverisjen lokale me nr. 03/L-040, nenit 8 dhe nenit 17 pikat 17.1 dhe 17.2 të Ligjit nr. 03/L-049 për Financat e Pushtetit Lokal, nenit 23 pika c lidhur me nenin 27 pika a të Statutit të Komunës së Mitrovicës, Kuvendi i Komunës së Mitrovicës, në mbledhjen e mbajtur më 30.06.2011 miratoi në parim:
                                       
PROJEKT-RREGULLOREN
MBI KRITERET PËR LLOGARITJEN DHE PAGESEN E TARIFËS PËR RREGULLIMIN E TOKËS NDËRTIMORE
  
I. DISPOZITAT E PËRGJITHSHME

Neni 1
Me ketë rregullore përcaktohen kriteret, obliguesi, baza, lartësia, beneficimi dhe procedurat për pagesën e tarifes  për rregullimin e tokës ndërtimore.

Neni 2
Tarifa për rregullimin e tokës ndërtimore, sipas kësaj rregulloreje, bazohet në shpenzimet mesatare të rregullimit, në bazë të llogaritjes së çmimeve mesatare të ndërtimit të objekteve të infrastrukturës.

Neni 3
Obligues për  pagesën e tarifes për rregullimin e tokës ndërtimore, në kuptim të kësaj rregulloreje janë  investitoret e objekteve ndërtimore.

Neni 4
Varesisht nga pozita e parcelës ndërtimore dhe zonimi i saj, lartësia e tarifës llogaritet  nga bruto- sipërfaqet etazhore.

Neni 5
Rregullimi i tokës ndërtimore përfshinë përgatitjen e tokës për ndërtim, si dhe përgatitjen me objekte të infrastrukturës komunale.

Neni 6
6.1 Me rregullimin e tokës ndërtimore nënkuptohet: sanimi i terrenit dhe rregullimi i sipërfaqes publike  ndërtimi i objekteve të infrastrukturës komunale dhe instalimeve, deri të kyçja e parcelës ndërtimore në ato instalime.
6.2 Sanimi i terrenit në kufi të parcelës  ndërtimore, ndërtimi i objekteve të infrastrukturës komunale dhe instalimeve deri te kyçja në instalimet primare, është obligim i ndërtuesit- investitorit të objektit- ndërtesës, si dhe të gjitha tarifat e përcaktuara për kyçjen e objektit- ndërtesës në objektet e infrastrukturës komunale.

Neni 7
Varësisht nga shkalla e pajisjes së tokës ndërtimore me infrastrukturë nëntokësore dhe atë mbitokësore, toka ndërtimore në Komunën e Mitrovicës, është e ndarë në IV (katër) zona, dhe secila zonë i përgjigjet intensitetit të ndërtimit:
zona e parë – me intensitet të ndërtimit   3
zona e dytë  – me intensitet të ndërtimit   2
zona e tretë  – me intensitet të ndërtimit  1.2
zona e katër – me intensitet të ndërtimit  0.8 dhe 0.6

Neni 8
Tarifa  për rregullimin e tokës ndërtimore bëhet, para dhe gjatë ndërtimit të objekteve, si të objekteve me karakter të përhershëm po ashtu edhe të atyre me karakter të përkohshëm.

Neni 9
Lartësia e tarifes për rregullimin e tokës ndërtimore, për objektet afariste-banesore, llogaritet për m², të bruto sipërfaqes së ndërtuar, duke e ndarë në 5 (pesë) këste me interval kohor  të barabart, dhe atë:
Shuma deri në  70.000 €, duhet të paguhet brenda një viti kalendarik,
Shuma mbi 70.000 €,  paguhet brenda dy viteve.

Neni 10
Lartësia e tarifes për rregullimin e tokës ndërtimore, për objektet, ndërtesat individuale (afrist –banesor) shuma e pagesës llogaritet për m², të bruto sipërfaqes së ndërtuar, duke e ndarë në 3 (tre) këste me interval kohor  të barabart,  dhe atë ׃
Shuma deri në 1000 €, duhet të paguhet menjëherë, kurse
Shuma mbi 1000 €, të paguhet në 3 (tre) këste, në intervale dy mujore, por shuma e këstit të mos jetë më e vogël se 1000 €.

Neni 11
Investitori do të lirohet për 50% nga pagesa e tarifes, për sipërfaqet e objekteve ekzistuese të regjistruara në operatin kadastral, kurse 100%, për hapësirat e objekteve që kanë leje ndërtimore, si dhe për të gjitha objektet e djegura gjatë luftës.

OBJEKTET  E  PËRHERSHME
     
Neni 12
Objektet afriste – banesore
  Për ndërtimin e hapësirave banesore:
Zona e I………………………8.00 € / m²      
Zona e II   ……………………6.00 € / m²       
Zona e III……………………..4.00 € / m²       
Zona e IV …………………….2.00 € / m²      
12.2   Për ndërtimin e hapësirave afariste:
Zona e I ……………………10.00 € / m²      
Zona e II…………………..…8.00 € / m²     
Zona e III ……………………6.00 € / m²       
Zona e IV ……………………4.00 € / m²       
12.3   Për ndërtimin e hapësirave deponuese familjare, garazhuese dhe hapësirave tjera:
Zona I.  3.00 €/m²
Zona II …………………………2.00 €/m²
Zona III ………………. ………. 1.00 €/ m²
Zona IV ………………. ………. 1.00 €/ m²
Për mbindërtimin individual të nënkulmeve banesore mbi objektet ekzistuese afarist- banesore, është:         
Zona I ………………..………. 80.00 €/ m²
Zona II ……………………….. 70.00 €/ m²
Zona III……………………….. 60.00 €/ m²
Zona IV…………….…………. 50.00 €/ m²

Neni 13
Objektet individuale afariste- banuese
13.1  Për ndërtimin e hapësirave banuese:
Zona I ………………………… 2.00 €/m²
Zona II ……………………….. 1.50 €/ m²
Zona III ………………………. 1.00 €/ m²     
Zona IV………………………….0.50 €/ m²  
13.2  Për ndërtimin e hapësirave banuese  te  nënkulmeve:
Zona I ………………………… 3.00 €/m²
Zona II ……………………….. 2.00 €/ m²
Zona III ………………………. 1.00 €/ m²
Zona IV………….……………  0.50 €/ m²     
13.3  Për ndërtimin e hapësirave afariste:
Zona I ……………………….. 7.00 €/m²
Zona II ……………….……… 5.00 €/m²
Zona III ……………………… 3.00 €/m²
Zona IV……………………….. 2.00 €/m²    
  Për ndërtimin e bodrumeve, hapësirave deponuese dhe garazhimeve:
Zona I ………………………….. . 1.00 €/m²
Zona II ……………………………. 0.50 €/m²
Zona III …………………….….…. 0.50 €/m²
Zona IV ……………………….…. 0.50 €/m²
13.5 Për zgjerimin e objekteve ekzistuese në formë aneks-ndërtimi apo mbindërtimi tarifa   paguhet për tërë sipërfaqen e zgjeruar.
13.6  Për shndërrimin e hapësirave banuese në hapësira afariste në kuadër të objektit i cili posedon leje ndërtimi tarifa është:
Zona I ………………………… 4.00 €/m²
Zona II ………………………… 3.00 €/m²
Zona III ………………..…,…..  2.00 €/m²
Zona IV…………………………..1.50 €/m²
13.7 Për ndërtimin e objekteve banuese dhe afariste në themele të vjetra për sipërfaqe ekzistuese, tarifa zbritet 50%, kurse për sipërfaqe të rritura nga gjendja ekzistuese tarifa paguhet sipas zonave dhe destinimit.

Neni 14
Objektet prodhuese, ekonomike, individuale dhe shërbyese

14.1  Për ndërtimin e objekteve prodhuese, ekonomike, individuale dhe shërbyese lartësia e tarifës për rregullimin e tokës ndërtimore sipas zonave, bazohet dhe llogaritet për m2,  të bruto- sipërfaqes së ndërtuar, duke përfshirë të gjitha etazhet, ndërsa çmimet janë identike edhe në rastet kur këto objekte pajisen me leje të përkohshme.
14.2 Për ndërtimin e qendrave tregtare:
Zona I ………………………..  7.00 €/ m²
Zona II ………………….……. 6.00 €/ m²
Zona III ………………….…… 5.00 €/ m²
Zona IV………………….……. 4.00 €/ m²

14.3 Për ndërtimin e objekteve ekonomike-prodhuese:
Zona I ………………………..  4.00 €/ m²
Zona II ……………………….  3.00 €/ m²
Zona III ………………….…… 2.00 €/ m²
Zona IV……………………..…. 1.00 €/ m²
14.4 Objektet ekonomike-shërbyese siç janë: objektet afariste komerciale (bankat, kompanitë e sigurimeve, objektet për kontrollimin teknik dhe servisimin e automjeteve qerdheve për fëmijë objektet për strehimin e të moshuarve).
Zona I ………………………..  3.00 €/m²
Zona II ……………………….. 2.00 €/m²
Zona III …………………….… 1.00 €/m²
14.5 Për ndërtimin e pompave të benzinës:
                         shtëpiza         mbulesa           rezervarët       portieri
Zona e I 25.00 €/m²  7.00 €/m²         15.00 €/m²  2.50 €/m²
Zona e II   22.00 €/m²  6.00 €/m²         15.00 €/m²  2.00 €/m²
Zona e III  19.00 €/m²  5.00 €/m²   15.00 €/m²  1.50 €/m²
Zona e IV  16.00 €/m²  4.00 €/m²  15.00 €/m²  1.00 €/m²
14.6 Për ndërtimin e objekteve per ruajtjen e karburanteve dhe vajrave:
Zona I …………………………    (nuk lejohet)
Zona II …………………………   (nuk lejohet)
Zona III………………………….  2.00 € m3
Zona IV………………………….  1.00 € m3
14.7  Për ndërtimin e sipërfaqeve gjelbëruese në kuadër të hapësirës shfrytëzuese të pompave të benzenes lirohen nga tarifat.

Neni  15
Objektet e infrastrukturës nëntokësore dhe mbitokësore

15.1 Për ndërtimin e objekteve të infrastrukturës nëntokësore dhe mbitokësore lartësia e tarifës për rregullimin e tokës ndërtimore, sipas zonave bazohet dhe llogaritet ne baze te  përshkrimit të pozicioneve të mëposhtme, kurse çmimet janë identike  edhe në rastet kur këto objekte mund të pajisen me leje të përkohshme.
15.2 Për ndërtimin e antenave për TV transmetime, antenave për PTT, internet dhe nevoja tjera, çmimi kalkulohet për njësi si paushall dhe është 500.00 € për njësi.
15.3 Për ndërtimin e rrjetit të largpërçuesve (LP) nëntokësor dhe mbitokësor kabllovik (elektroenergjetik dhe telekomunikacionit optik) çmimi kalkulohet për m (metër) gjatësi të rrjetit dhe për të gjitha zonat është 500.00 €.
15.4 Për ndërtimin e objekteve elektroenergjetike TS çmimi kalkulohet për njësi:
Për TS shtyllore ……………… 40.00 €
Për TS me shtëpizë ………… 200.00 €
15.5 Investitori obligohet të depozitoj shumën prej 10% nga vlera kontraktuese para fillimit të punimeve, me qëllim që gjatë ekzekutimit të punimeve mund të vijë gjerë te dëmtimi i rrugëve, trotuareve, sipërfaqeve gjelbëruese, instalimeve nëntokësore etj.
15.6 Pas konstatimit të sanimit të gjendjes së krijuar nga ana Komisionit për kontrollin teknik, mjetet e depozituara do t’i kthehen investitorit.

Neni 16
Objektet hoteliere dhe rekreativo sportive
16.1 Për ndërtimin e objekteve hoteliere dhe rekreativo sportive lartësia e tarifës për rregullimin e tokës ndërtimore sipas zonave bazohet dhe llogaritet për m².
16.2  Për ndërtimin e fushave të hapura sportive:
Zona I ………………………… 3.00 €/m²
Zona II ………………………… 2.00 €/m²
Zona III………………………… 1.00 €/m²
Zona IV……………………… (lirohet nga pagesa)
16.3 Për ndërtimin e fushave të mbyllura sportive:
Zona I ………………….…………4.00 €/m²
Zona II …………………….……. 3.00 €/m²
Zona III…………………….……. 2.00 €/m²
Zona IV…………………..…..…  0.50 €/m²
16.4 Për ndërtimin e pishinave të hapura është:
Zona I …………………………… 2.00 €/m²
Zona II …………………………… 1.50 €/m²
Zona III…………………………… 1.00 €/m²
Zona IV…………………………… 0.50 €/m²
16.5 Për ndërtimin e pishinave të mbyllura dhe sipërfaqet përcjellëse të mbyllura:
Zona I ……………………..…… 4.00 €/m²
Zona II ………………………… 3.00 €/m²
Zona III………………………… 2.00 €/m²
Zona IV…………………………..1.00 €/m²
16.6 Për ndërtimin e ski-liftave, bob-shtigjeve, kërcimore me ski, motokros-shtigjeve kerting-shtigjeve e të ngjashme çmimi llogaritet për m (metër) gjatësi dhe është 0.20 €.
16.7 Për ndërtimin e lokaleve për restorante, kafe-bare, diskoklubeve (në kuadër të objekteve hoteliere, sportive-rekreative, pompave të benzinës, qendrave tregtare dhe objekteve me përmbajtje tjera,  tarifa  është:
Zona I ………………………… 12.00 €/m² 
Zona II ………………………….. 9.00 €/m²
Zona III………………………….. 7.00 €/m²
Zona IV…………………………   4.00 €/m²
16.8 Për ndërtimin e sipërfaqeve banuese në kuadër të moteleve dhe hoteleve tarifa është:
Zona I ………………………… 6.00 €/m²
Zona II ………………………… 5.00 €/m²
Zona III………………………… 4.00 €/m²
Zona IV……………………,…   1.00 €/m²

OBJEKTET E PËRKOHSHME

Neni 17
17.1 Vendosja apo ndërtimi i objekteve të përkohshme në pronë komunale-publike bëhet sipas përpunimeve urbane, ndërsa tarifa  për rregullimin  e tokës ndërtimore, paguhet për m2, qe vlenë  për të gjitha kategoritë e poshtëshënuara. 
17.2 Për vendosjen e objekteve afariste të tipit montazh tarifa është:
Zona I …………………………. 11.00 €/m²
Zona II …………………………  9.00 €/m²
Zona III ……………………  ….. 8.00 €/m²
Zona IV………………………….. 6.00 €/m²
17.3. Për ndërtimin e objekteve të përkohshme afariste me material të fortë ndërtimor tarifa është:
Zona I………………… ……… 13.00 €/m²
Zona II……………… ……….. 11.00 €/m²
Zona III ……………  ….……… 8.00 €/m²
Zona IV…………    …………… 4.00 €/m²
17.4. Për ndërtimin e objekteve ndihmëse të përkohshme të përcaktuara në nenin 41 të Ligjit Nr. 2004/15 për ndërtimin, tarifa është:
Zona I………………… ……… 3.00 €/m²
Zona II………………………..  2.00 €/m²
Zona III ……………….……… 1.00 €/m²
Zona IV………………………   0.50 €/m²
17.5. Për ndërtimin e fushave të hapura sportive (fusha për futboll të vogël basket, tenis pishina e të ngjashme tarifa është:
Zona I …………………………  0.50 €/m²
Zona II ………………………… 0.40 €/m²
Zona III………………………… 0.30 €/m²
Zona IV………………………    0.20 €/m²
17.6. Për ndërtimin e fushave të mbyllura sportive (fusha për futboll të vogël basket, tenis, pishina e të ngjashme tarifa është:
Zona I ………………………… 0.60 €/m²
Zona II ………………………… 0.50 €/m²
Zona III………………………… 0.40 €/m²
Zona IV………………………… 0.30 €/m²
17.7. Për ndërtimin e depove për shitje të produkteve ushqimore dhe jo ushqimore me shumicë dhe pakicë apo magazinimin e tyre:
Zona I …………………………  6.00 €/m²
Zona II ………………………… 5.00 €/m²
Zona III………………………… 4.00 €/m²
Zona IV………………………..  3.00 €/m²
17.8 Për ndërtimin e poligoneve për auto-shkolla:
Zona I ……………………….… 1.50 €/m²
Zona II …………………………  1.25 €/m²
Zona III…………………………  1.00 €/m²
Zona IV……………………..….. 0.75 €/m²
17.9  Për ndërtimin e serave me karakter profitabil ekonomik:
Zona I ………………………… ( nuk lejohet)
Zona II ………………………… 0.50 €/m²
Zona III………………………… 0.40 €/m²
Zona IV……………….……….. 0.30 €/m²
17.10 Për ndërtimin e fermave të shpeztarisë dhe shtallave për kafshë:
Zona I ………………………… (nuk lejohen)
Zona II ………………………… nuk lejohen
Zona III………………………… nuk lejohen
Zona IV…………………….….. 0.50 €/m²
17.11 Për ndërtimin e impianteve (baza e betonit apo asfaltit) për pagesë merret sipërfaqja shfrytëzuese (platoja e materializuar me beton, kubzim e ngjajshëm) sipas projektit të hartuar:
Zona I ………………………… nuk lejohen
Zona II ………………………… nuk lejohen
Zona III………………………… 1.25 €/m²
Zona IV………………….…….. 1.00 €/m²
17.12. Për ndërtimin e impianteve (baza e zhavorrit, rërës etj.) tarifa llogaritet në bazë të sipërfaqeve shfrytëzuese,  sipas projektit të hartuar:
Zona I …………………………  nuk lejohen
Zona II …………………………  nuk lejohen
Zona III………………………… .0.30 €/m²
Zona IV………………………… 0.10 €/m²
17.13. Për ndërtimin e deponive për grumbullimin e mbeturinave të metaleve dhe jo metaleve kalkulohet sipërfaqja shfrytëzuese:
Zona I ………………………… nuk lejohen
Zona II ………………………… nuk lejohen
Zona III………………………… nuk lejohen
Zona IV……………………….. 1.00 €/m²

IV.  DISPOZITAT KALIMTARE DHE TË FUNDIT

Neni 18
Ndaj personave fizik dhe juridik, të cilët nuk i përgjigjen pagesës së tarifes të përcaktuar në bazë të kësaj rregulloreje, do të kërkohet ekzekutimi i dhunshëm  permes Gjykatës kompetente.

Neni 20
Pas hyrjes në fuqi të kësj Rregullore, shfuqizohet Rregullorja Komunale Nr. 08/2002 mbi kriteret dhe lartësinë e kompensimit për rregullimin e tokës ndërtimore

Neni 21
Për zbatimin e kësaj projekt rregulloreje, autorizohen Drejtoria për Planifikim dhe Urbanizëm, Drejtoria për Inspekcion, si dhe Drejtoria për Kadastër, Gjeodezi dhe Pronë të Komunës së Mitrovicës.

Neni 22
Kjo Rregullore hynë në fuqi ditën e miratimit nga Kuvendi i Komunës së Mitrovicës.

                                                                                                                                                  Kryesusi i Kuvendit 
                                                                                                                                                    Dr. Rrustem MUSA