2011/07/14 - 12:00
Kryetari i Komunës, Avni Kastrati dhe drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Behxhet Bala, kanë patur në ambientet e Kuvendit të Komunës një takim me zëvendësministrin e Punëve të Brendshme, Ismet Ibishi, në të cilin kanë marrë pjesë edhe drejtori i policisë rajonale në Mitrovicë dhe komandanti i stacionit jugor të policisë. Në takim është biseduar për çështjet e sigurisë emergjente, përkatësisht për ndërtimin e një sistemi unik të menaxhimit të emergjencave në vend.

Kryetari i Komunës, Avni Kastrati e ka njoftuar zëvendësministrin Ibishi për funksionimin e shërbimeve emergjente në komunë, duke thënë se ato janë në nivelin e duhur dhe se komuna brenda mundësive të veta buxhetore, ka bërë përpjekje për sigurimin e kushteve dhe pajisjeve të nevojshme për këto shërbime.
Kryetari Kastrati ka thënë po ashtu, se menaxhimi i emergjencave në komunë është në nivel të kënaqshëm, falë angazhimit të njerëzve profesionist në krye të shërbimeve dhe realizimit me përkushtim e përgjegjësi të obligimeve nga ana e punëtorëve të këtyre shërbimeve.
Drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Behxhet Bala, i ka njoftuar pjesëmarrësit në takim me punën e suksesshme që është bërë në përgatitjen e dokumentit për vlerësimin e rrezikut, që nuk ka ekzistuar më parë. Ai e ka njoftuar zëvendësministrin Ibishi edhe me kushtet në të cilat funksionin shërbimi i zjarrfikësve, duke thënë se ndihet mungesa e punëtorëve dhe pajisjeve të nevojshme për veprim.
Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Ismet Ibishi, është ndarë i kënaqur me atë që ka dëgjuar për menaxhimin e emergjencave në komunë, duke vlerësuar njëkohësisht se Mitrovica është e para në tërë vendin sa i përket menaxhimit të suksesshëm të emergjencave. Ai ka premtuar ndihmën e Ministrisë së Punëve të Brendshme edhe në të ardhmen, në mënyrë që të vazhdohet puna e suksesshme në këtë drejtim.
Në takim është biseduar edhe synimet që shërbimi i zjarrfikësve të centralizohet në tërë vendin, ngjashëm me policinë e Kosovës, pasi që është vlerësuar se kjo do të ndikonte në efikasitetin e këtij shërbimi dhe në zvogëlimin e shpenzimeve të përgjithshme.