Republika e Kosoves

Mitrovicë e Jugut

Drejtuesit e komunës biseduan me banorët e fshatit Koshtovë

2011/07/10 - 12:00

Kryetari i Komunës, Avni Kastrati dhe Kryesuesi i Kuvendit të Komunës, Rrustem Musa, drejtori i KRM “Uniteti”, Rrustem Abiti, të shoqëruar nga anëtarët e Komitetit për Politikë dhe Financa, disa këshilltarë të Kuvendit të Komunës dhe drejtorët e administratës komunale, kanë biseduar me banorët e fshatit Koshtovë për problemet që i preokupojnë ata dhe për mundësinë e zgjidhjes së tyre. Para se të mbajnë takimin banorët e fshatit, përfaqësuesit e komunës e kanë vizituar deponinë e mbeturinave që gjendet në këtë aty, për të cilën banorët edhe kishin vërejtje të shumta.

Kryetari i Komunës, Avni Kastrati dhe Kryesuesi i Kuvendit të Komunës, Rrustem Musa, drejtori i KRM “Uniteti”, Rrustem Abiti, të shoqëruar nga anëtarët e Komitetit për Politikë dhe Financa, disa këshilltarë të Kuvendit të Komunës dhe drejtorët e administratës komunale, kanë biseduar me banorët e fshatit Koshtovë për problemet që i preokupojnë ata dhe për mundësinë e zgjidhjes së tyre. Para se të mbajnë takimin banorët e fshatit, përfaqësuesit e komunës e kanë vizituar deponinë e mbeturinave që gjendet në këtë aty, për të cilën banorët edhe kishin vërejtje të shumta.
Drejtori i KRM “Uniteti”, e cila e menaxhon deponinë, Rrustem Abiti, ju tha përfaqësuesve të komunës se deponia e cila shtrihet në rreth 20 hektarë, ka karakter rajonal, pasi që aty hedhen mbeturinat edhe nga komuna e Vushtrrisë dhe ajo e Skenderajt dhe se brenda ditës derdhen rreth 100 tonë mbeturina. “Deponia ka sistemin e ajrosjes dhe puset ku grumbullohet uji që më pastaj me pompa kthehet për ujitjen e deponisë, është në gjendje më të mirë se deponitë tjera në vend”, tha ai.
Mirëpo, banorët e fshatit ju thanë drejtuesve dhe përfaqësuesve tjerë të komunës, se deponia ua ka vështirësua jetën shumë atyre, pasi që kundërmon shumë. Por, shtuan ata, pluhuri që shkaktohet nga automjetet me rastin e transportimit të mbeturinave, po ua shkakton problemet më të mëdha, pasi që ai ua zë frymën dhe nuk mund të qëndrojnë fare në oborret e tyre, ndërsa që  vazhdimish dritaret i mbajnë mbyllur.
Lidhur me dëmt që ua shkakton deponia, ata përmendën edhe papastërtinë përgjatë rrugës së deponisë, pasi që ato derdhen nga kamionët e pambuluar, por edhe për shkak se përgjatë rrugës mbeturinat hedhen edhe në mënyrë ilegale nga të tjerët.
Abit Hajredini, Sadri Hajredini, Hilmi Hajredini e të tjerë, përmenden edhe problemin e përmendores për dy dëshmorët e kombit nga ky fshat që ka mbetur pa u përfundua, problemin e ujësjellësit, kanalizimit dhe të trotuarit.
Kërkesat e tyre  drejtuar përfaqësuesve të pushtetit lokal që po merrnin pjesë në takim ishin që menjëherë të bëhet asfaltimi i rrugës që shpie në deponinë e mbeturinave, së paku gjysmën e saj, pastaj të përfundoj rregullimi i përmendores së dëshmorëve dhe të zgjidhet problemi i ujësjellësit, kanalizimit dhe trotuarit.
Kryetari i komunës, Avni Kastrati, , kryesuesi i KK, Rrustem Musa dhe drejtori i Drejtorisë për Infrastrukturë, Rasim Veseli, thanë se kanë mirëkuptim për kërkesat e që banorët i shtruan para tyre, por shtuan se probleme të tilla kanë edhe banorët e fshatrave tjera të komunës, madje edhe ata në qytet dhe se komuna në mungesë të mjeteve buxhetore nuk mund t’i zgjidh të gjitha ato përnjëherë.
Megjithëkëtë, ata ju thanë banorëve  të pranishëm në takim, se gjatë këtij viti mund t’i zgjidhin disa kërkesa të tyre. Në rend të parë, banorëve ju premtua se përmendorja për dëshmorët mund të zgjidhet menjëherë dhe se ajo do të inaugurohet shumë shpejtë.
Drejtuesit e komunës ju thanë banorëve se mund të sigurojnë mjete për asfaltimin e rrugës në një gjatësi prej rreth 300-400 metra dhe se mund të ju ndihmojnë me gypa dhe material tjetër edhe në ndërtimin e kanalizimit, si dhe marrin masa të rrepta për parandalimin e hedhjes së mbeturinave përgjatë rrugës që shpie për në deponi.