Republika e Kosoves

Mitrovicë e Jugut

U mbajt Punëtoria ”Procesi i Buxhetimit Komunal”

2011/05/26 - 12:00

Zyrtarët e administratës, zyrtari për informim, zyrtarja për Barazi Gjinore, zyrtari për Rini dhe Shefi i Financave, ishin pjesë e punëtorisë, me qëllim që të fillojnë informimin e qytetarëve për buxhetin e vitit 2010 dhe 2011, duke shfrytëzuar metodat tradicionale dhe bashkëkohore për informim te publikut të gjerë.

Anëtarët e Komitetit për Politikë dhe Financa të Kuvendit të Komunës së Mitrovicës dhe personeli i administratës së komunës se Mitrovicës,  kanë ndjekur në Prishtinë Punëtorinë ”Procesi i Buxhetimit Komunal dhe Inkurajimi i Pjesëmarrjes së Qytetarëve në procesin e vendim-marrjes”, të organizuar nga Projekti për Iniciativa për Komuna Demokratike dhe Efektive-DEMI, financuar nga USAID, me qëllim të ngritjes së mëtutjeshme të kapaciteteve profesionale të zyrtarëve komunal në procesin e buxhetimit dhe në përmirësimin e pjesëmarrjes së qytetarëve në dëgjimet publike për buxhet. Ekipi i DEMI mbajti një Punëtori me prezantime interaktive për planifikim me kualitativ të buxhetit pikërisht në kohën e planifikimit të buxhetit komunal për vitin 2012.
Zyrtarët e administratës, zyrtari për informim, zyrtarja për Barazi Gjinore, zyrtari për Rini dhe Shefi i Financave, ishin pjesë e punëtorisë, me qëllim që të fillojnë informimin e qytetarëve për buxhetin e vitit 2010 dhe 2011, duke shfrytëzuar metodat tradicionale dhe bashkëkohore për informim te publikut të gjerë.
Një prej rezultateve të Punëtorisë ishte zhvillimi i një Plani të Veprimit për gjashtë muajt e ardhshëm që do të zbatohet me asistencën e stafit te DEMI dhe që përqendrohet në këto fusha:
– Informimi i qytetarëve në lidhje me buxhetin 2010, buxhetin e tanishëm 2011, duke i përzgjedhur grupet specifike dhe përmes kanaleve te ndryshme;
-Konsultimi dhe marrja e mendimeve të qytetarëve për prioritetet për projekte dhe takimet për qëllim konsultimin me qytetarë për përgatitjen e buxhetit 2012  dhe 
-Skenari për organizim efektiv të dëgjimeve publike për buxhet si një mjet për të inkurajuar pjesëmarrje sa më të madhe dhe aktive të qytetarëve.
Zyrtarët komunal do të intensifikojnë përpjekjet me qëllim të gjallërimit të takimeve konsultative me grupe të ndryshme të interesit gjatë procesit të buxhetimit, praktika të cila nuk kanë treguar rezultatet e dëshirueshme sipas zyrtarëve të komunave. Zyrtarët e komunës së Mitrovicës janë të përkushtuar të marrin mendimet e qytetarëve për projektet prioritare, përfshirë edhe kërkesat e publikut të gjerë si dhe përfshirjen e të gjitha komuniteteve në mënyrë të barabartë në procesin e vendim-marrjes për çështje të cilat janë të lidhura direkt me qytetarët. Plani i veprimit është një udhëzues i mirë për të  shtuar cilësinë e procesit të buxhetimit si dhe organizimin efektiv të takimeve konsultative dhe dëgjimeve publike në të ardhmen.