Republika e Kosoves

Mitrovicë e Jugut

Mitrovica bëhet me plan zyrtar për mbrojtjen e mjedisit

2011/05/23 - 12:00

Në prezantimin e "Planit Lokal të Veprimit në Mjedis 2011-2016", u tha se synime kryesore të tij janë mbrojtja e popullatës nga ndotja e mjedisit, monitorimi dhe largimi i ndotësve mjedisor dhe një zhvillim mjedisor i qëndrueshëm, përmirësimi i gjendjes së mjedisit, zvogëlimi i ndotjeve në mjedis, rrethana jetësore të shëndetshme etj. Lidhur me këtë plan, i pari i Komunës së Mitrovicës, Avni Kastari, ka thënë se mjedisi është interes për të gjithë. "Mjedisi është i ndotur nga mbeturinat dhe për të qenë një mjedis më i mirë ne po punojmë dhe po angazhohemi dhe po bëjmë aktivitete të shumta që qyteti të duket më i pastër". Ai ka treguar janë ndarë rreth katër hektar tokë për aktivitetet që kanë të bëjnë me reciklimin e mbeturinave.

Kryetari Kastrati ka thënë se shumë shpejtë do të dalin me një projekt për sa i përket riciklimit të mbeturinave dhe për këtë janë intensivisht duke punuar. "Një ndër problemet më të mëdha në Komunën e Mitrovicës është që kemi mbeturina industriale dhe po kërkojmë që këto mbetje të hiqen pa e ndotur ambientin"i. Ai thotë që problem tjetër është edhe pastrimi i ujërave të zeza. "Në lumenj duhet 8 kolektor për pastimin e këtyre ujërave. Jemi larg nga ajo që duhet, por ne po mundohemi me e dhënë maksimunim që të kemi një qytet më të pastër".

Për "Planin Lokal të Veprimit në Mjedis", zyrtari i Drejtrorisë për Mbrojtjen e Mjedisit dhe Pyjeve, Xhelal Shabani, tregon se sipas Ligjit të Kosovës, çdo komunë është përgjegjëse për marrjen e vendimeve të tyre lidhur me objektivat e planifikuara. Sa i përket përfitimit nga PLVM-ja, Shabani ka treguar që janë përpjekjet e përbashkëta brenda komunitetit lokal në zgjidhjen e problemeve mjedisore, duke përfshirë edhe pjesëmarrjen e të gjitha partive të interesuara në realizimin e projekteve. Poashtu ai theksoi se qëllimi i këtij plani është edhe ngritja e nivelit në vetëdijsëmin e qytetarëve, mandej ndihma për komunitetin në lidhje me aplikimin e standardeve të BE-së në mbrojtjen e mjedisit si dhe shumë përfitime tjera.

Ndërsa sa i përket burimeve të ndotjes së Mitrovicë, Shabani ka treguar se janë ato janë, "Kampi Osderode", "Deponia e Kelmendit", "Lagja e Romëve, "Kompleksi "Trepça" dhe shume vende te tjera. "Mbrojtja e popullatës nga ndotja e mjedisit, monitorimi dhe largimi i ndotësve mjedisor dhe një zhvillim mjedisor i qëndrueshëm, përmirësimi i gjendjes së mjedisit, zvogëlimi i ndotjeve në mjedis, rrethana jetësore të shëndetshme", janë synimet e këtij plani", tha ai.