2011/05/23 - 12:00
Të hënën në Mitrovicë u vu gurthemeli për ndërtimin e stacionit jugor në një hapësirë prej 84 ari afër stacionit të trenave, që ka siguruar komuna. Në ceremoninë e organizuar për këtë rast ka marrë pjesë edhe ministri i Brendshëm, Bajram Rexhepi, i cili ka shprehur kënaqësinë meqë do të krijohen kushte më të mira për punë për policët e stacionit jugor. “Mitrovica ka qëndruar më se keqi sa i përket hapësirave që ka në dispozicion policia. Tash ky vend këtu ku do të ndërtohet stacioni do të siguroj kushte komode për punë”. Ai ka falënderuar kryetarin e Komunës, Avni Kastrati, i cili ka bërë krejt që është e mundur që të sigurohet hapësira e nevojshme për ndërtimin e këtij stacioni. Ministri Rexhepi tha se edhe vendi ku do të ndërtohet stacioni, është i përshtatshëm meqë është në periferi të qytetit ku është shumë më lehtë për qarkullim.
Edhe drejtori i policisë, Reshat Maliqi, ka vlerësuar si shumë me rëndësi ndarjen e kësaj hapësire si dhe ndërtimin e objektit që pritet të kryhet sa më shpejtë, në mënyrë që kushtet e punës të përmirësohen. “Kushtet e punës do të ndikojnë edhe për ngritjen e performancës në punë”.
Në anën tjetër, kryetari i Komunës, Avni Kastrati, uroj që sa më parë të krijohen kushtet e nevojshme për punë për policinë, meqë që shumë vite janë në gjendje të rëndë. “Besojmë se ky vend do t’i plotësoj nevojat që ka policia për të arritur që me sukses t’i kryejnë detyrat që kanë”. Zyrtarët policor objekti për stacionin e jugut do jetë në madhësi prej 360 metrave katrorë, mandej parkingu prej 2 mijë metrash katrorë etj.