2011/05/17 - 12:00
Mitrovicë, 16 maj
Në takimin e rregullt të Komitetit për Siguri Lokale të Kuvendit të Komunës, mbajtur të hënën nën drejtimin e Behxhet Balës, drejtor i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, përfaqësuesit e strukturave politike dhe të sigurisë, vlerësuan se situata e përgjithshme e sigurisë në këtë komunë gjatë dy javëve të fundit, ka qenë më e qeta në 15 muajt e fundit.
Mitrovicë, 16 maj
Në takimin e rregullt të Komitetit për Siguri Lokale të Kuvendit të Komunës, mbajtur të hënën nën drejtimin e Behxhet Balës, drejtor i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, përfaqësuesit e strukturave politike dhe të sigurisë, vlerësuan se situata e përgjithshme e sigurisë në këtë komunë gjatë dy javëve të fundit, ka qenë më e qeta në 15 muajt e fundit.
Drejtori Bala tha se gjatë periodës së fundit dyjavore, nuk ka pasur ndonjë incident që do të reflektohej në situatën e përgjithshme. Ai tha se protestat që gjatë kësaj kohe janë organizuar në komunën e Zubin Potokut, kundër pranisë së policisë së trafikut dhe Njësitit special të policisë së Kosovës atje, nuk kanë ndikuar në situatën e sigurisë në komunën e Mitrovicës.
“Këto protesta të pa arsyeshme kanë për qëllim pengimin e policisë në atë pjesë të Kosovës, në mënyrë që keqbërësit t’i vazhdojnë të papenguar veprimet e tyre kriminale dhe kontrabandën e mallrave, nga të cilat ata përfitojnë shumë”, ka thënë Bala.
Edhe në këtë takim, drejtori Bala përmendi shqetësimin e qytetarëve jo serbë në lagjet veriore për shkak të përdorimit të targave të automjeteve që i lëshon Republika e Serbisë, brenda Republikës së Kosovës” dhe shqetësimin e qytetarëve të tjerë të komunave të rajonit, për shkak të mosfunksionimit normal të organeve të gjyqësisë në Mitrovicë.
Drejtori Bala i njoftoi anëtarët e Komitetit edhe për aksionin e ndërmarrë për eliminimin e qenve jashtë dy aksioneve tjera të planifikuara brenda vitit, për të cilin tha se është bërë me kërkesën e qytetarëve, pasi që qentë endacak po e rrezikojnë jetën e qytetarëve e sidomos të fëmijëve. Ai tha se në aksionin e fundit janë vra 62 qenë endacak.
Për gjendje të qetë e pa probleme serioze të sigurisë në komunë, foli edhe komandanti i stacionit jugor të policisë në Mitrovicë, Avni Zabeli. Ait m e këtë rast tha se policia është ka qenë e angazhuar maksimalisht gjatë dy javëve të fundit për realizimin e planeve operative të policisë për luftimin e krimit të organizuar dhe kontrabandës.
Sipas tij, gjatë kësaj periode kohor veprat kriminale kundër pronës dhe pasurisë kanë shënuar rënie për 40 për qind, ndërkohë që numri i rasteve të veprave penale të kontrabandës është shtuar.