Republika e Kosoves

Mitrovicë e Jugut

Përkujtohet dëshmori Artim Jashari

2011/05/06 - 12:00

Në 13-vjetorin e rënies së dëshmorit, Artim Jashari, drejtues të Komunës së Mitrovicës, anëtarë të shoqatave të luftës së UÇK-së dhe familjarë kanë vënë kurora me lule pranë lapidarit të tij, afër Stacionit të Autobusëve. Gjithashtu kurora me lule janë vënë edhe në Varrezat e Dëshmorëve në Shipol. Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Avni Kastrati, ka shprehur respektin për dëshmorët, të cilët u sakrifikuan për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. “Artim Jashari është një nga trimat e shquar të UÇK-së. Pushka e tij ishte zë i lirisë në zonat urbane”. Në emër të familjes, të pranishmit i ka përshëndetur, vëllai i dëshmorit, Kastrioti, i cili, ka sqaruar se nuk kanë organizuar ndonjë aktivitet më të madh për të respektuar datat shtetërore për përkujtimin e dëshmorëve.