Republika e Kosoves

Mitrovicë e Jugut

Projekt gjelbërimi në Mitrovicë

2011/05/06 - 12:00

Në kuadër të projektit për “Ngritjen e hapësirave të gjelbëruara”, Drejtoria për Mbrojtjen e Mjedisit në Komunën e Mitrovicës ka nisur fazën e parë të  gjelbërimit në këtë qytet. Gjatë kësaj faze që parashihet të zgjas rreth një javë do të mbillen lule dhe fidanë drunore. Drejtori i kësaj Drejtorie, Gani Rrustemi, tha se gjatë kësaj faze do të mbillen 5 mijë lule dhe 300 druaj të ri. “Për këtë projekt janë ndarë mbi 9 mijë euro. Lulet do të mbillen kryesisht skaj rrugëve dhe shesheve në qendër të qytetit, ndërsa drunjtë skaj rrugës në hyrje të tunelit”. Ai sqaroi se punët është duke i kryer firma “Viola” nga Gjilani.