2011/04/29 - 12:00
Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Avni Kastrati, në një ceremoni rasti të organizuar të premten ka dorëzuar në mënyrë solemne kontratat për 40 studentë që kanë përfituar bursat që kanë ndarë komuna. Ai u ka uruar sukses këtyre studentëve, duke shprehur dëshirën që më këto mjete sado pak t’u dilet në ndihmë. Kastrati, ka theksuar se Komuna e Mitrovicës çdo vit është duke ndarë nga 40 bursa në vlerë prej 50 eurosh për studentët që plotësojnë kriteret e parapara me konkurs. Ai ka shprehur keqardhje që mundësia e komunës nuk është më e madhe në mënyrë që t’u ndihmohet një numri edhe më të madh të studentëve.