2011/04/01 - 12:00
Doli nga shtypi nr. 20 i revistës letrare “Fjalë e valë”, të cilën e nxjerr SHSHM “Jakup Ceraja” në Mitrovicë. Botimin e revistës e financon Komuna e Mitrovicës – Sektori i Kulturës. Në këtë numër janë përfshi krijime letrare në poezi dhe prozë, mandej ese, kritikë letrare etj nga autorë si Rifat Kukaj, mandej Petraq Kote, Jakup Ceraja, Sabit Idrizi etj. Ndërsa me një ese është prezantuar Gani Baliu.