Republika e Kosoves

Mitrovicë e Jugut

Urimi i kryetarit Kastrati për vitin 2011

2010/12/31 - 12:00

Kryetari i komunës, Avni Kastrati, ka shprehur urimet më të përzemërta për qytetarët e komunës së Mitrovicës, me rastin e ndërrimit të moteve, me dëshirën për shëndet dhe mirëqenie në familjet e tyre. Ai gjithashtu ka shprehur respektin më të thellë për banorët që jetojnë në veri, të cilët përkundër problemeve gjatë gjithë këtyre viteve janë treguar shumë dinjitoz dhe të përgjegjshëm.

Kryetari Kastrati ka shprehur zotimin për vazhdimin e angazhimit edhe më të madh për përmirësimin e kushteve të jetës në këtë komunë. Ai ka theksuar se për vitin 2011 janë të siguruara më shumë se 30 milionë investime për projekte të ndryshme.

Ai premtoj edhe vazhdimin e procesit të rindërtimit në veri. Ndërsa shprehu kënaqësinë që KK-ja ka përkrahur propozimet  e tij për ndarjen e 500 trojeve për kategoritë e dala nga lufta, rastet sociale etj, si dhe propozimin që komuna të mbuloj shpenzimet e varrimit për të gjithë qytetarët e komunës.