2010/12/14 - 12:00
Megjithë reshjet e borës gjatë natës së fundit, të gjitha rrugët në territorin e komunës së Mitrovicës janë të kalueshme, duke përfshirë edhe ato të zonave malore. Zyrtarët komunalë sqarojnë se kanë marrë të gjitha masat me kohë në mënyrë që të mos ketë probleme si pasojë e reshjeve të borës. Drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim, Behxhet Bala, thotë se komuna ka kontratë me kompaninë “Uniteti” për mirëmbajtjen e rrugëve në territorin e komunës. “Jemi të përgatitur dhe kemi kontratë me kompaninë “Uniteti” e cila është përgjegjëse për pastrimin e rrugëve në gjithë territorin e komunës”.
Bala thotë se reshjet e borës gjatë natës së kaluar kanë qenë më të theksuara në rajonin e Shalës së Bajgorës, mirëpo të gjitha rrugët janë të kalueshme. Sipas tij, nuk ka pasur ende asnjë ankesë dhe kërkesë për ndërhyrje si pasojë e problemeve të mundshme nga reshjet e borës.