Republika e Kosoves

Mitrovicë e Jugut

Kryetari Kastrati ua uron Festën e Kurban Bajramit

2010/11/15 - 12:00

Kryetari i komunës, Avni Kastrati, ua uron Festën e Kurban Bajramit të gjithë qytetarëve të besimit islam të komunës së Mitrovicës dhe të gjithë Kosovës, me dëshirën për mirëqenie dhe lumturi në jetë dhe në familjet e tyre.  Ai shpreh respektin për qytetarët mitrovicas, të cilët për shkak të rrethanave specifike jetojnë me probleme të shumta, por që kanë treguar qëndruar dinjitoz gjatë gjithë këtyre viteve.

Në urimin e tij, kryetari Kastrati, falënderon qytetarët që jetojnë në veri të qytetit, për maturinë e tyre. Ai thekson se ata kanë treguar kurajo të jashtëzakonshme duke u përballur me provokime të përditshme.

Kryetari Kastrati shpreh zotimin  për vazhdimin e projekteve të rindërtimit në veri me përkrahje të institucioneve qendrore, në mënyrë që të zhvendosurve t’u mundësohet kthimi në shtëpitë e tyre.  

Ai poashtu potencon angazhimet e përditshme për krijimin e kushteve më të mira për jetë të të gjithë qytetarëve të komunës, pa dallim të përkatësisë etnike, duke cekur investimet që janë duke u bërë në rregullimin e rrugëve, ujësjellësve, shkollave të reja etj.