Republika e Kosoves

Mitrovicë e Jugut

Projekt për përmirësimin e qasjes në sh.f “Meto Bajraktari”

2010/11/03 - 12:00

Kryetari i komunës së Mitrovicvës, Avni Kastrati dhe këshilltarja teknike e UN-Habitatit në Kosovë, Kristina Galezia, kanë përuruar të mërkurën përfundimin e projektit për përmirësimin e qasjes në shkollën fillore “Meto Bajraktari” në Mitrovicë. Kryetari Kastrati ka shprehur kënaqësinë për përfundimin e këtij projekti që ka krijuar kushte shumë të mira për lëvizje të nxënësve përreth shkollës. Kryetari Kastrati, ka falënderuar zyrtarët e UN-Habitatit që kanë ndihmuar realizimin e këtij projekti, ashtu si edhe projekte të tjera në këtë komunë. “UN-Habitatin e kemi partner strategjik dhe shpresojmë të vazhdojmë bashkëpunimin edhe në të ardhmen”.

Edhe Kristina Galezia, këshilltare teknike e UN-Habitatit në Kosovë, u shpreh e lumtur pasi që është jetësuar ky projekt që ka ndryshuar ambientin përreth shkollës dhe që ka ndihmuar në radhë të parë qasjen e fëmijëve në këtë shkollë. Ajo theksoi se edhe në të ardhmen UN-Habitati do të vazhdoj të mbështes projekte të tilla të rëndësishme.

Ndërsa drejtori për Shërbime Publike dhe Infrastrukturë, Rasim Veseli, sqaroi se ky projekt është financuar nga Komuna e Mitrovicës dhe UN-Habitati me nga 20 mijë euro. Ai tregoi se projekti është realizuar nga kompania “Eurondërtimi”.

Drejtori Veseli bëri të ditur se në kuadër të këtij projekti janë shtruar 500 metra kubëza, mandej 1400 metra asfalt, është rregulluar hapësira e gjelbëruar, mandej  zhavorr, shkallë, pengesa për parkim etj.