Doli nga shtypi numri 19 i revistës letrare “Fjalë e Valë”
2010/10/13 - 12:00
Këtë revistë, tash e tetë vjet me radhë, e nxjerr Shoqata e Shkrimtarëve të Mitrovicës “Jakup Ceraja”. Revista financohet nga buxheti i Komunës së Mitrovicës, përkatësisht nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport – Sektori i Kulturës.
Mitrovicë, 13 tetor
Revista letrare “Fjalë e valë”, numri 19 i së cilës tashmë është në duart e lexuesve, është një ndër revistat më prestigjioze që del në Kosovë. Këtë revistë, tash e tetë vjet me radhë, e nxjerr Shoqata e Shkrimtarëve të Mitrovicës “Jakup Ceraja”. Revista financohet nga buxheti i Komunës së Mitrovicës, përkatësisht nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport – Sektori i Kulturës.
Në numrin 19 të revistës janë përfshirë shkrimet e këtyre autorëve:
– Poezi: Agim Deva, Lasgush Poradeci, Sabit Idrizi, Adem Zejnullahu, Çerkin Ismaili, Kujtim Agalliu, Xhemil Bytyqi, Enver Hasani, Azem Bekë Hyseni – Galica dhe Mexhid Mehmeti.
– Krijime për fëmijë: Ejup Ceraja, Riza Haziri, Kuenti Kallen (SHBA) dhe Sherif Çitaku.
– Letërsi botërore: Halil Xhibran.
– Poezi e re kroate: Ana Ivelja, Josip Sllaviq dhe Joja Ricov.
– Ditarë: Rexhep Ahmeti dhe Abit Miftari.
– Letërsi popullore: Prof. Dr. Adem Zejnullahu dhe Dr. Rrustem Berisha.
– Kritikë letrare: Josif Papagjoni, Adem Zejnullahu, But Jaku dhe Riza Haziri.
– Bibliotekari: Mr. Hajrullah Mustafa.
– Përvjetorë të njerëzve të dalluar: Mr. Miftar Kurti.
Revista ka 238 faqe.