Republika e Kosoves

Mitrovicë e Jugut

Fjala e kryetarit Kastrati në akademinë përkujtimore për dëshmorin Agim Ramadani

2010/09/24 - 12:00

E nderuara familje e dëshmorit Agim Ramadani
I nderuar ministër Rexhepi
Të nderuar të pranishëm

Po bëhen më tepër se dhjetë vjet prej luftës së lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ndërsa respekti për heronjtë e saj sa vjen e shtohet.

Po bëhen më tepër se dhjetë vjet nga flijimi i bijve të Kosovës për liri, ndërsa ne sot e shohim jetën e re në lojën e fëmijëve të dëshmorëve dhe të fëmijëve tanë në përgjithësi. Përditë e shohim dëshmorin Agim Ramdanin në themelin e shtetit të pavarur të Kosovës, i cili bashkë me dëshmorët tjerë ruan atdheun që po forcohet vazhdimisht. Dhe nuk ka kënaqësi më të madhe për dëshmorin, të cilin jemi mbledhur të kujtojmë dhe nderojmë sot, sesa rrita e shtetit të pavarur për të cilin nuk kurseu as jetën.

Jemi të vetëdijshëm se kemi bërë pak dhe s’po mund të bëjmë sa duhet për familjet e dëshmorëve, invalidëve dhe veteranëve të UÇK-së.

Megjithatë më lejoni që t’ju njoftoj sot se komuna e Mitrovicës është në përgatitje të  një projekti për ndarjen e trojeve për kategoritë e dala nga lufta, me qëllim që sado pak të përmirësojmë gjendjen e tyre.

E dimë se edhe kjo është pak, për ata që kanë dhënë shumë për ne dhe për vendin në përgjithësi.

Lavdi dëshmorit, Agim Ramadani  
Lavdi gjithë dëshmorëve të kombit